VIDEO/ Opozita në unison, Kryemadhi si Basha: Protesta nëse Rama ‘rrëmben’ Prokurorin...

VIDEO/ Opozita në unison, Kryemadhi si Basha: Protesta nëse Rama ‘rrëmben’ Prokurorin e Përgjithshëm, ja kur startojnë

119
0
Shares

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryetaraj e LSI, Monika Kryemadhi reagoi ashpër kundër përpjekjeve antiligjore dhe antikushtetuese që mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama po bën për të kapur Prokurorin e Përgjithshëm.

Ajo e cilësoi këtë procedurë që po ndiqet nën drejtimin e Ulsi Manjas te Komisioni i Ligjeve si një rrëmbim. Kryemadhi kërcënoi për mbajtjen e protestave madhështore bashkë me PD-në, nëse Edi Rama do të çojë përpara planin për marrjen peng të Kryeprokurorit.

Sipas Kryemadhit, opozita do të dalë në rrugë e sheshe, pasi t’i bindë njerëzit se i kanë ndjekur të gjithë hapat ligjorë për ta penguar “rrëmbimin” e Prokurorit të Përgjithshëm nga Edi Rama. “Rrugët e sheshet janë më të bukura, kur janë me protesta”, theksoi Kryemadhi.

Pyetje: Znj. Kryemadhi, në rast të zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, PD-ja në deklaratën e saj, Kryetari Lulzim Basha, ka lajmëruar protesta.  Ju a do t’i bashkoheni në frontin opozitar, protestave?

Kryemadhi: Patjetër që do t’i bashkohemi, sepse nuk jemi në ndonjë situatë ku Shqipëria po lulëzon. Pavarësisht se shqiptarët kanë filluar të kenë frikë si në kohën e komunizmit për të thënë të vërtetën, se çfarë mendojnë dhe kjo duket shumë qartë, pavarësisht se uzurpimi i medieve, i editorialeve mediatike nga qeveria për të mos bërë këtë e atë ka qenë shumë i madh, nuk ka nevojë për ta diskutuar këtë gjë, do të shkojmë dhe drejt asaj.

Por ne nuk mund të shkojmë në protesta dhe t’i nxjerrim njerëzit në rrugë nëse nuk i bindim njerëzit se nuk i kemi zhvilluar të gjitha etapat që kemi ndjekur të gjitha rrugët ligjore për t’u treguar se problemi nuk është opozita.

Ne mund të kemi probleme si opozitë, por kjo nuk do të thotë se ti mund të më heqësh të drejtën të protestës, se as sheshet, as rrugët nuk janë të Edi Ramës, janë të shqiptarëve dhe janë më të bukura madje kur janë me protesta.

Bashkëbisedim me gazetarët për aktualitetin politik në vend

Bashkëbisedim me gazetarët për aktualitetin politik në vend

Publié par Monika Kryemadhi sur mercredi 13 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY