Sinqeriteti i Lu: Kemi parë blerjen e votës dhe intimidimin e votuesve,...

Sinqeriteti i Lu: Kemi parë blerjen e votës dhe intimidimin e votuesve, duhet teknologjia në zgjedhje

117
0
Shares

Në Tiranë po zhvillohet aktualisht një seminar mbi reformën zgjedhore, ku marrin pjesë përfaqësues të palëve politike, ambasadorë të akredituar në Tiranë dhe zyrtarë të lartë nga vendet e BE-së.

Në fjalën e tij, ambasadori amerikan Donald Lu theksoi se Shqipëria duhet të ecë përpara me përdorimin e teknologjisë zgjedhje, pasi kjo do t’i jepte zgjidhje problemeve të vjetra. Ai paraqiti shembullin amerikan, duke thënë se në fillim ishte e vështirë ta pranonin, por sot nuk e kanë më problem. Ndër të tjera Lu nënvizoi se ndërkombëtarët e kanë parë qartë blerjen e votës dhe intimidimin e votuesve.

Pjesë nga fjala e Donald Lu:

“Teknologjitë kanë eliminuar problemin me letrat dhe amerikanët kanë më shumë besim tek procesi, por dua të shtoj se nuk ka qënë e lehtë. Mamaja ime ka qënë pjesë e Komisionit të Zgjedhjeve. Ka qënë programuese kompjuterike për shumë vite dhe njihte teknologjitë. Kur u prezantua kjo teknologji, ishte e ngadaltë dhe krijonte konfuzion.

Votuesit kishin dyshime për teknologjitë e reja, sidomos të moshuarit nuk ishin rehat me idenë e të votuarit me pajisjet. Tani në SHBA ka probleme të tjera, hakerimi i zgjedhjeve. Gjatë zgjedhjeve të fundit në SHBA kemi parë hakerim. Por kjo mund të jetë vulnerabël.

Shqiptarët u përpoqën në 2013 të kenë votim elektronik, ishte një projekt pilot. Kishte probeme me të dhënat, me kartat e idenitetit, kishte vonesa. Këto projekte pilot u anuluan para zgjedhjeve.

Nëse do të prisni deri verën e ardhshme do të ishte ndëshkim. E përsëris, ka probleme të mëdha që i kemi parë: blerja e votës, intimidimi, mjedisi i papërshtatshëm. Procesi elektronik i zgjidh këto probleme. Shqipëria duhet të zgjidhë rekomandimet e ODIHR.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY