Vrasja e Aleksandër Ndokës kthen kanunin, 3 familje: “Gati të betohemi në...

Vrasja e Aleksandër Ndokës kthen kanunin, 3 familje: “Gati të betohemi në kishë mbi Bibël se nuk e qëlluam ne”

208
0
Shares

Ekzekutimi mafioz i vëllait të ish-deputetit socialist në Lezhë, Arben Ndoka ka marrë një tjetër rrjedhë. Vrasja e Aleksandër Ndokës ngriti menjëherë dyshime se gjithçka mund të kishte ardhur nga konfliktet e mëparshme të familjeve me të cilat kishte patur konflikte fisi i tij, por duket se kjo tezë do të hidhet poshtë.

Për këtë arsye, menjëherë në portat e këtyre familjeve, trokitën misionarë të pajtimit të gjaqeve, të cilët siç e do tradita kanë pyetur 3 fiset me të cilët Ndokat kanë patur konflikte, nëse ato kishin gisht në vrasjen e 48-vjeçarit, shkruan ‘Shkodraneës’. Por ato jo vetëm që e kanë mohuar, por janë shprehur të gatshme që, siç e do Kanuni, së bashku me pjesëtarë të familjes Ndoka, përpara tyre, të betohen në kishë mbi Bibël, duke theksuar se ata nuk kanë qëlluar mbi Ndokën.

Nëse ky version merret për bazë nga familja Ndoka, atehere hetimet mund të marrin një tjetër rrjedhë, për të çuar drejt zbulimit te emrit te autorit te vrasjes se 48 vjeçarit ne qender te Lezhes, pikerisht ne lagjen “Nene Tereza”.

Policia nga ana e saj po heton ne disa pista, e dyshimet me te forta i ka tek konfliktet e krijuara per shkak te pozicionit politike dhe shteteror qe ka patur Aleksander Ndoka, keshilltar bashkiak, jurist dhe se fundmi drejtues i IKMT per veriun.

Ky detaj i misionareve ka rezultuar surprizues edhe per faktin se tradita ne fiset e Malesive eshte i njohur, por jo per masen e gjere dhe vete policine e shtetin Shqiptar, i cili ka instrumenta te tjere hetimi.

Gjithsesi do te jene hetimet e thelluara, pamjet e kamerave te sigurise te bizneseve perreth tashme te sekuestruara nga policia qe do te ndihmojne me shume mbi zbulimin e kesaj ngjarje te rende qe tronditi Lezhen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY