Ky është A. Pepa, personi i dyshuar si një nga autorët e grabitjes së një milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit, Qershorin e vitit të kaluar. 42-vjeçari me origjinë nga Elbasani është shpallur në kërkim ndërkombëtar, me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Sipas hetimeve të deritanishme, Pepa ka qenë shofer në makinën që u përdor në grabitje. 42 – vjeçari konsiderohet si mjaft i rëndësishëm për hetimin dhe për këtë arsye po kërkohet në disa vende të Europës.
Autoritetet shqiptare kanë arritur ta ndjekin 42-vjeçarin deri në Rumani, aty ku dhe ka humbur gjurmë. Po bashkëpunohet ngushtë me policinë e këtij vendi për të bërë të mundur prangosjen e tij.
Pepa u identifikua nga parukja e gjetur në vendin ku u dogj makina, me të cilën u krye grabitja. Në të janë gjetur elemente dhe nga to është përftuar një profil gjenetik. Ky profil është krahasuar me atë të familjareve të tij dhe është përputhur plotësisht.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/