DETAJE/ Kamëz, 21-vjeçari kërcënon fqinjën me thikë, “lekët ose të vras”, djali...

DETAJE/ Kamëz, 21-vjeçari kërcënon fqinjën me thikë, “lekët ose të vras”, djali i saj e rrëmben dhe e masakron

171
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 21-vjeçar ka kërcënuar fqinjën e tij me inicialet S. D., ndërkohë që djali i saj e ka rrëmbyer të riun dhe e ka rrahur.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Babrru të Kamzës. M. GJ., i ka shkuar në shtëpi fqinjës së tij 42 vjeç dhe duke e kërcënuar me thikë i ka kërkuar lekë. Sipas Policisë së Tiranës i riu dyshohet se është përdorues droge dhe i kërkonte lekët pa i dhënë ndonjë shkak. Ai mësohet t’i jetë drejtuar asaj, “më jep lekë ose do të të vras”.
Nga ana e saj, 42-vjeçarja pasi ka parë thikën, menjëherë ka lajmëruar djalin e saj M. D., 21 vjeç. Ky i fundit ka marrë edhe dy shokë të tij dhe ka shkuar pranë banesës. Pak metra larg shtëpisë ai ka parë personin që i kërcënoi nënën me thikë. Të tre e kanë rrëmbyer 21-vjeçarin dhe e kanë futur në bagazhin e një makine Ford, tip “Focus”.
Ata e kanë rrahur 21-vjeçarin në bodrumin e një pallati. Më pas 3 të rinjtë e kanë marrë personin që kërcënoi fqinjën dhe e kanë çuar pranë banesës te babai i tij. Ata i kanë thënë arsyen pse e kanë dhunuar dhe janë larguar.
Por oficerët e Policisë të komisariatit nr. 5 i kanë arrestuar të 4 personat.
Ndërsa 21-vjeçari M. GJ., akuzohet për kërcënim me thikë, M. D., dhe dy shokët e tij akuzohen për dhunë dhe heqje e lirisë.
Uniformat blu vijojnë hetimet për ngjarjen e pazakontë që çoi në rrëmbimin e një të riu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY