FOTO & DETAJE/ Punonjësi i FSHF-së i dha fund jetës, flasin familjarët:...

FOTO & DETAJE/ Punonjësi i FSHF-së i dha fund jetës, flasin familjarët: Kohët e fundit …

229
0
Shares

Një punonjës i Federatës Shqiptare të Futbollit është gjetur plotësisht i djegur brenda ashensorit të një pallati të pabanuar në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës dhe dyshohet se ka kryer vetëdjegien për shkak të gjendjes depresive.
Policia bën të ditur se viktimë ka mbetur Agim Proda, baba i dy fëmijëve. Gjithçka u zbulua pasi rreth orës 14:10 të së dielës, një telefonatë në Sallën Operative në Komisariatin e Policisë të Sarandës, njoftonte se në katin përdhes të një pallati në ndërtim është gjetur një trup i pajetë dhe tërësisht i djegur.
Menjëherë ka shkuar në vendngjarje grupi hetimor dhe ka gjetur në bodrumin e një pallati në ndërtim në lagjen nr. 4, që pretendohet se ky vend do të përdorej më vonë si kasa e vendfillimit të ashensorit të pallatit shumëkatësh, trupin pothuajse tërësisht të shkrumbuar.
Ndërsa trupi i tij pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore, mësohet se viktima, totalisht e djegur, dyshohet të jetë shtetasi Agim Proda, 61 vjeç, punonjës i Ndërmarrjes UjësjellësKanalizime në qytetin e Sarandës. Gjithashtu mësohet se 61-vjeçari punonte dhe si vëzhgues i ndeshjeve të futbollit për llogari të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Babai i dy djemve të rritur njihej si njeri mjaft pozitiv në Sarandë, ndërsa dyshohet se aktin e rëndë ta ketë kryer në kushtet e depresionit.
Në bazë të informacioneve që familjarët kanë dhënë gjatë marrjes në pyetje nga Policia, ata janë shprehur kohët e fundit se 61-vjeçari shfaqej i shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore.
Shkak për këtë ishte bërë një plagë që Prodës i ishte shfaqur në pjesën e buzës. Nisur nga kjo, ai kishte dyshime se vuante nga kanceri dhe ky mendim e kishte zhytur në një gjendje depresive.
Mesditën e së dielës, 61-vjeçari është larguar nga banesa e tij, e cila ndodhet në qendër të qytetit, për të shkuar rreth 2 km larg, në lagjen nr. 4, në një pallat ende në ndërtim e siç shprehet edhe Policia, dyshohet të jetë vetëdjegur.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që policia gjeti pranë vendit të ngjarjes disa nga rrobat e tij si dhe një kartë identiteti.
“Më datë 10. 12. 2017, rreth orës 14:10, Salla Operative Sarandë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen nr. 4, në brendësi të ashensorit të një pallati ende në ndërtim, është gjetur i djegur plotësisht një shtetas. Shërbimet policore dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në brendësi (në gropën) e ashensorit gjendet plotësisht i djegur trupi i një shtetasi të seksit mashkull”, bën të ditur Policia Sarandë. Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY