Ndërtimi i Bypass-eve, punëtorët e firmave protestojnë për rrogat, bllokohet rruga Levan...

Ndërtimi i Bypass-eve, punëtorët e firmave protestojnë për rrogat, bllokohet rruga Levan – Vlorë

188
0
Shares

Punëtoret e 55 kompanive nënkontraktore të punimeve të Bypass-it të Vlorës dhe Fierit kanë dalë sot në protestë, pasi kërkojnë shlyerjen e detyrimeve që ka ndaj tyre Autoriteti Rrugor Shqiptar. Ata bllokuan për gjysmë ore hyrjen e autostradës Vlorë-Levan. Punëtorët paralajmëruan se do të pëshkallëzojnë protestën e tyre në rast se nuk marrin pagesat që u takojnë.
“Fundviti i 2016 risolli edhe bllokimin e pagesave të kompanive tona dhe pamundësinë reale për të vazhduar më tej punimet. Ne si kompani kemi investuar në këto dy projekte 9.5 milion euro deri më sot dhe nuk na janë paguar. Ne duhet të paguhemi se kemi punuar dhe kemi paguar taksa dhe detyrime, paga gjithashtu, pa paguar dot punonjësit dhe furnitorët tanë”, tha një përfaqësues i protestës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY