Presidenti Meta kundër qeverisë: Për kryeprokurorin të zbatohet Kushtetuta, jo veprime të...

Presidenti Meta kundër qeverisë: Për kryeprokurorin të zbatohet Kushtetuta, jo veprime të njëanshme

117
0
Shares

Kreu i shtetit Ilir Meta, tha sot për çështjen e zgjedhjes së kryeprokurorit të ri të ëprkohshëm, se duhet zbatuar Kushtetuta, dhe se duhet dialog mes aktorëve kryesorë.
“Sikurse ju e dini kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë. Si President unë dua të nënvizoj, derisa kemi të bëjmë me një çështje të rëndësishme të një institucioni kyç të drejtësisë, që duhet respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj. Është e rëndësishme që të ketë midis aktorëve kryesorë një dialog të shpejtë, të përgjegjshëm dhe të bazuar mbi standarde transparente për zgjidhjen e kësaj çështjeje, pasi çdo hap i njëanshëm nuk do t’i ndihmonte konsolidimit të pavarësisë së institucioneve dhe rritjes së besimit të institucionet e reja të drejtësisë”, është shprehur Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY