Reforma në drejtësi, ambasadorët  dhe shoqëria civile!

Reforma në drejtësi, ambasadorët  dhe shoqëria civile!

110
0
Shares

Nga Luan Rama

Do të duhej të ishin ngritur me kohë institucionet e reformës në drejtësi, e ndër to, do të duhej të ishte ngritur e të kishte nisur punë edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Mirëpo, siç është thënë edhe sot në mbledhjen e grupit kuvendar të Partisë Socialiste, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është ngritur ende, sepse shoqëria civile, që në shqip do të duhej thënë shoqëria qytetare, nuk ka zgjedhur ende kandidaturat që ajo duhet të përcaktojë për në këtë organ të lartë, pa të cilin nuk mund të funksionojë organi i Prokurorisë!

Thënë ndryshe e më shqip, shoqëria civile është bërë pengesë për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë! Ngjan si paradoks, nëse sjellim në vëmendje presionin e madh, pozitiv e të drejtë të protestave të shoqërisë civile para Kuvendit e me praninë edhe të disa ambasadorëve në meskorrikun e vitit 2016, pikërisht që politika e më së pari Kuvendi të miratonin reformën në drejtësi, ndërkohë që protestuesit e djeshëm na rezulton të jenë bllokuesit e sotëm!

Mosngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka çuar edhe në krijimin e problemit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Sepse në bazë të Kushtetutës, ndryshuar me konsensusin e plotë të 140 deputetëve në kapëcyell të 22-23 korrikut 2016 dhe nën duartrokitjet e përqafimet diplomatike nga llozhat e sallës së Kuvendit, vetëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka tagrin kushtetues të shprehet e të vendosë për Prokurorin e Përgjithshëm!

Kësisoj, nuk është e vështirë të kuptohet përgjegjësia e shoqërisë civile në këtë rast, e cila duke u bërë pengesë për krijimin e KLP, i ka krijuar terrenin e nevojshëm maxhorancës ta kthejë në tepsinë e vet edhe Prokurorin e Përgjithshëm, përmes zgjedhjes së një të përkohëshmi! Duke mos e konsideruar të qëllimtë këtë rastësi,  e përballë këtij realiteti papërgjegjshmërie e mungese serioziteti në angazhimet për jetësimin e reformës në drejtësi, çka në fakt e ka kompromentuar e korruptuar që në nisje reformën në drejtësi, lipset ndihma e ambasadorëve, siç kanë bërë në fakt sa herë që të mandatuarit e këtij vendi nuk kanë ushtruar përgjegjësitë e tyre! Pra, pas negociatave pafund me përfaqësuesit politikë para miratimit të reformës në drejtësi, le të negociojnë tani me shoqërinë civile që të zgjidhet problemi i KLP! Se larg qoftë, nga meraku për reformën në drejtësi mund të ndodhë që tepsimaxhoranca të bëjë protestë para shoqërisë civile! Ndoshta nuk do të ishte keq në këtë rast edhe një opinion nga EURALIUS dhe UPDAT!…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY