“Edhe drejtësia me PPP”, Halimi: Ja 3 shkeljet e Kushtetutës dhe arsyeja...

“Edhe drejtësia me PPP”, Halimi: Ja 3 shkeljet e Kushtetutës dhe arsyeja pse Rama do një Kryeprokuror të kontrolluar

74
0
Shares

Në mbledhjen e Grupit të PS  dhe qeverisë gjatë mëngjesit të sotëm, kryeministri Edi Rama u shpreh se ai i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur një Kryeprokuror të Përkohshëm. Fill pas kësaj deklarate, me anë të një postimi në Facebook, deputeti demokrat Eduard Halimi ka renditur tre shkeljet flagrante të Kushtetutës që mazhoranca do të kryejë me këtë procedurë që ka marrë përsipër.

Ai gjithashtu ironizon kryeministrin Rama duke thënë se edhe drejtësinë do që ta bëjë me formatin e PPP-ve. Sipas Halimit, ky prokuror i përkohshëm do t’i shërbejë Ramës për të pezulluar nga puna prokurorët që kanë ‘dosjet e nxehta’ për përfaqësuesit më në zë të mazhorancës.

Postimi i Eduard Halimit:

Kryeministri sot konfirmoi lajmin se do te zgjedhe nje Prokuror te Perkoheshem te Pergjithshem (ose PPP se edhe ne drejtesi me PPP po ecen) dhe jo nje Prokuror te Pergjithshem kushtetutes sipas Reformes ne Drejtesi te miratuar nga 140 deputetet.

Kushtetuta nuk e njeh kete PPP e Rames dhe as ai nuk tha se persa kohe do jete i perkohshem ky prokurori PPP. Nuk ka nevoje per ndonje zgjuarsi te madhe per te kuptuar se i duhet pak kohe per te pezulluar prokuroret qe kane “dosjet e nxehta”, per ti transferuar e per te caktuar per dosjet “prokuroret e duhur”. Prokurori kushtetetues nuk e ka kete kompetence, por PPP i Rames po. (neni 109 i ligjit qe e miratoi vete ne menyre te njeanshme)

Po ku qendron problemi ketu??!!! 🙂

Ja disa fakte te thjeshta nga leximi i Kushtetutes.

1- Rama tha se do e beje ai me deputetet e tij proceduren per perzgjedhjen e kandidateve per PPP qe do i kalojne per votim Parlamentit. Kushtetuta thote se prokurorin nuk e zgjedh politika por prokuroret. (Neni 148/a i Kushtetutes, pika 2 )

2- Rama tha se do e zgjedhe nje PPP pa kaluar vetingun. Vetingun do e bejme me vone, (varet nga menyra si sillet) Kushtetuta thote se Prokurori i Pergjithshem duhet t’i nenshtrohet vetingut ex officio ( ne nenin 179/b)

3- Rama tha do e zgjedhe PPP me 36 vota. Kushtetuta thote se Prokurori i Pergjithshem zgjidhet me 84 vota mes kandidateve qe sjellin prokuroret dhe jo deputetet e Edi Rames. (nenin 148/a dhe 179 pika 13)

Ja pra 3 fakte Kushtetutese te thjeshta se si Rama po e deformon Reformen ne Drejtesi, nga nje Prokuror te Pergjithshem te pavarur nga politika qe do hetoje politiken, ne nje prokuror PPP qe do e perzgjedhe, do e caktoje dhe do e kete nen kontroll Kryeministri.

E ku qendron problemi ketu???!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY