VIDEO/ Rama mbledh socialistët  për Kryeprokurorin e ri, premton çeljen e negociatave...

VIDEO/ Rama mbledh socialistët  për Kryeprokurorin e ri, premton çeljen e negociatave në 6 mujorin e parë të 2018

103
0
Shares

Kuvendi është vendosur sot në dispozicion të mbledhjes që Grupi i PS dhe ministrat zhvillojnë çdo fillim jave. Në fokusin e kësaj mbledhje ka qenë zgjedhja e Kryeprokurorit të ri të vendit. I pranishëm në sallë ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka dëgjuar teksa deputeti i tij Ulsi Manja artikuloi se për Kryeprokurorin e ri ka kritere shumë të thjeshta.

Sipas Manjës duhet vetëm shkolla e magjistraturës, grada dhe 15 vjet përvojë, ndaj ai ftoi kandidatët të aplikojnë. Afati i paraqitjes së kandidaturave është dita e martë, 12 dhjetor, ora 18:00.

Pas Manjës, fjala e i kaloi kryeministrit, i cili tha se në 6 muajt e parë të vitit 2018, Bashkimi Europian do të çelë negociatat me Shqipërinë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155383874196523/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY