VIDEO/Përmet –Këlcyrë, rrihet trajneri nga futbollistët: Ajo që kalova ishte e tmerrshme

VIDEO/Përmet –Këlcyrë, rrihet trajneri nga futbollistët: Ajo që kalova ishte e tmerrshme

392
0
Shares

Dhunë e paparë në ndeshjen Përmet –Këlcyrë një derbi lokal i rrezikshëm prej disa vitesh.

Lojtarët e Këlcyrës i janë vërsulur arbirit kryesor të takimit pas një vendimi të këtij të fundit në ndeshjen që u zhvillua sot në qytetin e  Përmetit.

Policia ka shoqëruar në komisariat 5 lojtarë dhe trajnerin e Këlcyrës si edhe gjyqtari i takimit dhe vëzhguese i FSHF për dhunën e ushtruar ndaj tyre.

Trajneri Spahiu i Këlcyrës ka deklaruar: ” Arbitri ka marrë rryshfet. Nuk mund të tallet me djersën tonë.”

Ndërkaq arbitri Alvi Paço pohon emrat që e goditën dhe arsyen pse ndodhi diçka e tillë, ndërsa thotë se trajneri Spahiu inicioi situatën. “Ishte mesi i pjesës së dytë dhe çdo gjë po shkonte si në çdo ndeshje të kësaj kategorie”, tha gjyqtari i dhunuar në një prononcim për eds.

arbitri1-470x627

Alvi Paco

Më tej ai vijoi: “Në momentin që pash që topi u prek me dorë akordova penallti sipas rregullores. E dija që do kishte kundërshtim duke ditur dhe kateegorinë ku po gjykoja, por jo në atë mënyrë. Më erdhën dy lojtarë nga stoli, njërin e kisha nxjerrë me të kuq, dhe një lojtar nga fusha që më gjuajti. Më pas çdo gjë u ndez, teksa fajtor bëj trajnerin e skuadrës së Këlcyrës, i cili inicioi gjithçka. Tani ndihem më mirë, por ajo që kalova ishte e tmerrshme”, përfundon Paço.

Degjeneron ndeshja në Përmet, lojtarët e Këlcyrës dhunojnë arb…

Degjeneron ndeshja në Përmet, lojtarët e Këlcyrës dhunojnë arbitrin

Publié par BalkanWeb sur dimanche 10 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY