Tmerr në Sarandë, gjendet një trup i karbonizuar në ashensor, ja ç’thotë...

Tmerr në Sarandë, gjendet një trup i karbonizuar në ashensor, ja ç’thotë policia

252
0
Shares

Në brendësi të një pallati në ndërtim në qytetin bregdetar të Sarandës është gjetur mesditën e sotme një trup i pajetë. Sipas policisë, trupi i djegur është zbuluar në gropën e ashensorit dhe dyshohet se i përket një 58 vjeçari.

Informacioni paraprak i policisë:  

Më datë 10.12.2017, rreth orës 14:10, Salla Operative Sarandë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Nr.4”, në brëndësi të ashensorit të një pallati ende në ndërtim është gjetur i djegur plotësisht një shtetas.

Shërbimet Policore dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në brendësi (në gropën) e ashensorit gjendet plotësisht i djegur trupi i një shtetasi të seksit mashkull.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se trupi i pajetë t’i përkasë shtetasit A.P., 58 vjeç, banues në Sarandë, i cili mund të jetë vetëdjegur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY