FOTO GALERI/ Mrekullia e Volvos, modeli XC40 ja kalon edhe Audit e...

FOTO GALERI/ Mrekullia e Volvos, modeli XC40 ja kalon edhe Audit e BMW-së, ja arsyeja…

215
0
Shares

Volvo i ka mahnitur të gjithë me modelin e ri XC40 të prezantuar në ‘LA Auto Shoë’. XC40 u krijua në një platformë të re mekanike modulare të quajtur CMA, e zhvilluar nga Volvo së bashku me kompaninë e saj mëmë, Chinese Geely.

Motori për tregun evropian përfshin pesë njësi të fabrikës. Versioni bazë i XC40 përbëhet nga motori benzinë T3 me 156 kuaj fuqi, T4 është pak më i fuqishëm me 190 kuaj fuqi, ndërsa në krye të ofertës është motori me benzinë T5 me 247 kuaj fuqi.

Motorët me naftë janë D3 me 150 kuaj fuqi dhe D4 që jep 190 kuaj fuqi. Zgjedhja e sistemeve të vozitjes do të plotësohet më vonë me disa agregate, duke përfshirë një version hibrid plug-in, por gjithashtu një model të pastër elektrik. Ajo çfarë ka mahnitur të gjithë është enterieri i kësaj makinë, e cila është mjaft në detaje.

Volvo ka menduar mjaft shumë për shoferin dhe pasagjerët në këtë model. Si p.sh ka dy vende të posaçme në afërsi të gjurit të majtë të shoferit, e që shërbejnë për të mbajtur gjërat identifikuese apo një biletë parkimi.

Xhepat e dyerve, të ajrosur dhe të hapur, nuk janë vetëm për t’u dukur mirë. Një zëdhënës i Volvo vuri në dukje se ato ishin projektuar posaçërisht për të përshtatur një laptop prej 15 inç. Fantastike!Bagazhi poashtu është mjaft i thellë dhe i gjerë, me hapësirë shtesë lëvizëse.

Ekziston një vend i vogël në qendër të konsolës e cila mban telefonin tuaj. Nëse kërkon më shumë, vërehet afër edhe një vend i caktuar për ruajtjen e një karte krediti. Nëse shikojmë më tutje, ndoshta tipari më interesant në këtë XC40, është gjithashtu se suedezët kanë menduar edhe për mbeturina. Diçka që nuk kemi parë në makinat tjera.

Sa herë jemi në udhëtime të gjata dhe duhet t’i hedhim gjërat që nuk na nevojitën më. Nëse jemi me fat të kemi ndonjë qese apo diçka të tillë, i hedhim aty, por jo gjithmonë. Shpeshherë makinat mbushen me mbeturina poshtë këmbëve.

Zgjidhja e Volvo është duke vendosur një ‘kosh’ të vogël para pjesës së përparme të krahut. Është plotësisht i lëvizshëm dhe pjesa e sipërme del jashtë për pastrim të lehtë. Më pas, sapo e hapni atë në hapësirën e saj të vogël është gati për edhe një përdorim tjetër. Audi, BMË, Mercedes… etj., mund të kenë enterier me teknologji mjaft të përparuar, por të detajizuar kësisoj shohim mjaft rrallë./IndeksOnline/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY