Nishani flet për megaskandal në Ditën e Drejtave të Njeriut: “E drejta...

Nishani flet për megaskandal në Ditën e Drejtave të Njeriut: “E drejta e pronës është zëvendësuar me …”

90
0
Shares
Bujar Nishani

Në Ditën e të Drejtave të Njeriut, ish-presidenti Bujar Nishani shprehet se Shqipëria ka bërë shumë hapa prapa. Sipas tij një nga të drejtat themelore që është shkelur prej vitesh në vendin tonë është ajo e pronës, për të cilën shteti shqiptar orientohet me një dokumentacion të falsifikuar.

Postimi i Bujar Nishanit:

“Ëhere, after all, do universal human rights begin? In small places, close to home — so close and so small that they cannot be seen on any maps of the ëorld. […] Unless these rights have meaning there, they have little meaning anyëhere. Ëithout concerted citizen action to uphold them close to home, ëe shall look in vain for progress in the larger ëorld.” Eleanor Roosevelt

Sot në ditën botërore të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, Shqipëria ka bërë shumë hapa pas, për fat të keq !

Një prej këtyre të drejtave tashmë të dhunuara është ajo e pronës, duke e zëvendësuar atë nga një e drejtë themelore e garantuar me ligj, me një mekanizëm shtetëror që shkel parimin e sigurisë juridike, parimin e barazisë ligjore, mosdiskriminimit si dhe të drejtat e pronës, duke dhunuar kështu nenin 6/1 të Konventës dhe nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës të Këshillit të Evropës.

E drejta e pronës në Shqipëri tani gjykohet sipas një ligji, vlerësimi për të cilin nga Komisioni i Venecias është bërë mbi një version të fallcifikuar, dërguar nga institucionet e Shtetit Shqiptar. Ky skandal i përmasave të mëdha nuk do mund të harrohet lehtë. Por ai bën me turp autoritetet më të larta të drejtësisë shqiptare dhe kompromenton seriozitetin e individëve të përfshirë në opinionin e Venecias.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY