Vrullin e tepërt të Ramës për anëtarësimin në BE e ndal Franca:...

Vrullin e tepërt të Ramës për anëtarësimin në BE e ndal Franca: Ne nuk nxitohemi, ju mos ecni më shpejt se …

169
0
Shares

Një tjetër ‘goditje’ ka ardhur në drejtim të vrullit me të cilin Edi Rama po kërkon nga BE çeljen e negociatave për Shqipërinë. Këtë herë ka qenë ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Vasak që ka ripërsëritur nga Korça kërkesat e vendit të saj për Shqipërinë.

“Ne presim shumë raporte. Mos shkoni më shpejt se muzika”, tha Vasak, duke thënë një shprehje të vjetër franceze.

Për më tepër ajo shtoi se OK nga BE-ja për negociatat do të vijë vetëm pas një vlerësimi të gjatë që duhet të bëhet nga të gjithë shtetet anëtare. Shqipëria është kandidate nga viti 2014 dhe tani ka ardhur momenti të presim vendimin e institucioneve dhe autoriteteve europiane për hapjen e negociatave, por nuk duhet të nxitohemi.

“Kjo analizë do të bëhet duke u bazuar në sistemin e drejtesisë në Shqipëri’, theksoi Vasak.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY