SKANDALI/ PD: Rama realizon Big Brother duke marrë nën kontroll çdo sistem...

SKANDALI/ PD: Rama realizon Big Brother duke marrë nën kontroll çdo sistem elektronik buxhetor, AKSHI do i jepet me koncension Olsit

124
0
Shares

Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit të saj Endri Hasa ka hedhur paraditen e sotme akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama për faktin se ai ka marrë nën kontroll Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila ka në dorë të gjitha të dhënat e shqiptarëve. “Marrja nën kontroll e të dhënave dhe sistemeve i hap rrugë konçesionit multimilioner të menaxhimit të TVSH-së për llogari të Olsi Ramës”, thotë Hasa.

Deputeti i PD shkon edhe më tej duke theksuar se AKSHI do të veprojë njësoj si BiG Brother, që do të kontrollojë çdo të dhënë, por nuk do të kontrollohet nga askush, pasi Rama nuk do t’i japë llogari askujt.

Deklarata e deputetit Endri Hasa:

Me një vendim të qeverisë pak kohë më parë, Edi Rama ka vendosur nën kontroll të gjitha të dhënat e shqiptarëve dhe mund të veprojë pa lënë gjurmë në çdo sistem elektronik  të vendit, përfshirë sistemet sekrete apo ato të sigurisë. Këtë e ka bërë duke vendosur të gjitha sistemet elektronike, që financohen nga buxheti i shtetit nën adminstrimin Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Më parë kjo Agjenci vepronte si koordinuese dhe mbikqyrëse e veprimeve në sistemet elektronike ndërmjet institucioneve qeveritare, ndërsa me vendimin e Këshillit të Ministrave, AKSHI do të jetë njësoj si BiG Brother! Merr nën kontroll të gjithë infrastrukturën dhe stafin teknik në të gjithë vendin! Kontrollon çdo të dhënë, por nuk kontrollohet nga askush! Big Brother i Edi Ramës mund të ndërhyjë pa i dhënë llogariaskujt në  rregjistrin Elektronik të Pronave, të Tatimeve, në Dogana, në Gjendjen Civile, në rregjistrin e Gjykatave, në sistemet sekrete të sigurisë dhe në ato Mbrojtjes. Big Brother i Edi Ramës mund të ndërhyjë kudo ku ka sisteme elektronike, duke shkelur të drejtat e njeriut, duke ndryshuar të dhënat tona pa u kontrolluar nga askush!

Sipas vendimit të Edi Ramës, Agjencia Big Brother ka marrë nën kontroll edhe pajiset, sistemet, stafin që përpunon sekretet shteterore në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit tëKlasifikuar e kudo tjetër. Me ligj, duhet që DSIK-ja, përgjegjëse edhe për vettingun, tëketë kontroll mbi njerezit dhe sistemet me informacionesensitive përfshirë ato të AKSHI-t. Pse i duhet Big Brother-i, një agjenci civile, të marrë kontrolline sistemeve të Ministrisë së Mbrojtjes të një vendi anëtar tëNATO-s?

Të gjithë e mbajmë mend skandalin e kopjimit dhe fshirjes së të dhënave nga serveri i Tatimeve 4 vjet më parë. Veprimi u zbulua, sepse la gjurmë. Por tani BiG Brother është vetë edhe tek serveri i Tatimeve, edhe tek sistemi i gjurmëve.

Edi Rama zgjodhi ta realizonte Big Brother nëpërmjet një Vendimi të Këshillit të Ministrave dhe jo me ligj në parlament, sepse BiG Brother është shkelje flagrante e ligjit per bazat e të dhënave shtetërore, i miratuar sipas standardeve të Bashkimit Europian. Me vendim është më e thjeshtë sesa me ligj, që shërbimet të përqëndrohen në një dorë dhe më pas të jepen me konçesion.

Marrja nën kontroll e të dhënave nga Big Brother, i hap rrugë Edi Ramës të nisë konçesionin multimilioner të sistemeve elektronike, përfshirë atë të menaxhimit të tatimit mbi vlerën e shtuar, pas të cilit ka denoncime se është Olsi Rama.

Refuzimi i ketij konçensioni i kushtoi Shkëlqim Canit postin e Ministrit të Financave dy vjet më parë. Nuk është çudi që, pas monopolizimit të sistemeve elektronike për llogari të pushtetit dhe pasurimit të kryeministrit e familjes së tij, BIG Brother të vendosë kontrollin edhe mbi internetin, dritaren e fundit të lirisë së fjalës!​

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY