DETAJE/ Ekzekutimi mafioz i Aleksandër Ndokës, hetimet shtrihen në një pistë të...

DETAJE/ Ekzekutimi mafioz i Aleksandër Ndokës, hetimet shtrihen në një pistë të re që ka lidhje me…

197
0
Shares

Policia dhe Prokuroria e Lezhës janë vendosur në gjendje alarmi pas vrasjes mafioze që iu bë Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist, Arben Ndoka. Grupi hetimor që është ngritur në qytetin veriperëndimor po qartëson dyshimet mbi disa pista të mundshme për të zbardhur krimin.

Ndërkohë burime nga policia kanë bërë me dije se vrasja për shkak të detyrës është një nga pistat të më të rëndësishme, ku po hetohet për ngjarjen e rëndë. Aleksandër Ndoka mbante postin e drejtorit të IKMT-së për rajonin e Shkodrës dhe policia ka nisur të hetojë mbi të gjitha rastet kur me urdhër të tij është ndërhyrë për shembje banesash apo të tjera ndërtesa.

Dyshimet kryesore duket se lidhem me aksionet për prishjen e ndërtimeve në bregun e Velipojës, ndërsa lupës së ekspertëve nuk i shpëtojnë as konfliktet e djemve të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY