FOTO GALERI/ Shkëputja e masivit shkëmbor, specialistët e ARSH zbarkojnë në terren,...

FOTO GALERI/ Shkëputja e masivit shkëmbor, specialistët e ARSH zbarkojnë në terren, ja sa zgjat bllokimi i autostradës së Elbasanit…

205
0
Shares

Njëri sens i autostradës Elbasan-Tiranë vijon të jetë i bllokuar si pasojë e masivit shkëmbor që u shkëput ditën e djeshme nga skarpati anësor. Dje ai bllokoi të gjithë rrugën, ç’ka solli edhe devijimin e lëvizjes së mjeteve nga Elbasani në drejtim të Tiranës.

“BW” raporton se situata paraqitet e rënduar dhe do të vijojë e tillë edhe për 48 orët e ardhshme, pasi segmenti i rrugës Elbasan-Tuneli i Krrabës do jetë i paqarkullueshëm. Ndërkohë sot në vendngjarje kanë mbërritur specialistë nga Tirana, si dhe Sektori i Emergjencave Civile të prefektures Elbasan, por edhe vetë drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qëndro.

Mësohet se specialistët dhe gjeologët e ardhur nga Tirana, po kryejnë matjet e nevojshme për të kuptuar pse ka ndodhur ky fenomen. Gjithashtu do të bëhet ristudimi gjeologjik i zonës ku kanë ndodhur shkarjet e tokës në Mamël dhe do të nisin hetimet për projektuesit e studimin gjeologjik të kryer më herët për këtë rrugë.

Në këtë pikë të aksit rrugor janë dislokuar mjete të shumta të tonazhit të rëndë, të cilat janë angazhuar për pastrimin e masivëve të shkëmbinjve. Lëvizja e mjeteve nga Elbasani në Tiranë bëhet ende nga rruga e vjetër në “Qafë Krrabë”./ BW/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY