Vrasja mafioze e Aleksandër Ndokës, zbulohen 3 pistat që po heton policia…

Vrasja mafioze e Aleksandër Ndokës, zbulohen 3 pistat që po heton policia…

208
0
Shares

Ekspertët e kriminalistikës në vend kanë zbarkuar ditën e djeshme në Lezhë, për të zbuluar detajet që mund të çojnë në zbardhjen e vrasjes mafioze të Aleksandër Ndokës. Drejtuesit e policisë së Lezhës dhe specialistët e mbërritur nga Tirana kanë zhvilluar një analizë të gjatë  dhe tashmë prokuroria e këtij qyteti i ka fokusuar hetimet në tre pista kryesore.

Pista e parë lidhet me konfliktin që i biri i viktimës Samuel Ndoka ka pasur në 25 qershor 2017 në Shëngjin të Lezhës, ku ka qëlluar me armë në drejtim të Florian Dushkut, edhe ky një qytetar lezhjan, raporton “Shqiptarja.com”.

Konfliktet e mundshme në fushën e biznesit është fusha e dytë ku janë përqëndruar hetimet e Prokurorisë dhe policisë. Vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka administronte një biznes të quajtur “Apokalips”, ku ushtrohej veprimtaria në hoteleri, bar-kafe dhe restorant.Policia në këtë pjesë është e paqartë pasi dhe vetë familjarët e viktimës nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë.

Ndërkohë që janë lënë detyra operacionale për mbledhjen e informacionit operativ, lidhur me personat që viktima kishte probleme, për sa i përket tregtisë që ai bënte në qytetin e Lezhës dhe Shëngjinin. Megjithëse në formularin e vetëdeklarimit dorëzuar në KQZ Aleksandër Ndoka, kishte pohuar se nuk ishte dënuar asnjëherë nga drejtësia shqiptare, për policinë lokale ai njihet si person që ka kryer aktivitet kriminal.

Gjatë viteve të emigracionit në Itali, viktima dyshohet të ketë zhvilluar aktivitete të paligjshme, si shitja e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimi prostitucioni. Policia ka dyshime se nëpërmjet këtij aktiviteti të paligjshëm, besohet se kanë lindur probleme të cilat mund të jenë rishfaqur sërish, duke sjellë dhe agravimin e situatës deri në eliminimin fizik të Aleksandër Ndokës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY