EMRI & FOTO/ Drejtori i ri i AlbEITI: Objektiv miratimi i ligjit...

EMRI & FOTO/ Drejtori i ri i AlbEITI: Objektiv miratimi i ligjit për transparencën e veprimtarisë së Industrive Nxjerrëse

156
0
Shares

Sot u prezantua Drejtori i ri i Sekretariatit Kombetar Shqiptar të Iniciativës Globale për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse ( AlbEITI).
Ardit Kamberi do të drejtojë këtë Sekretariat të rëndësishëm Kombëtar, i cili promovon transparencën ne procesin e monitorimit për miradministrimin e burimeve natyrore te vendit, ne përputhje me Standardin ndërkombëtar EITI.
Gjatë takimit me gazetarët, Kamberi theksoi prioritetet e AlbEITI, duke u ndalur në promovimin e transparencës për të parandaluar korrupsionin, sigurimin ndaj qytetarëve të një baze të dhënash te azhurnuar zyrtare për të kërkuar përdorimin e drejtë të të ardhurave kombëtare, me synimin dhe kontributin për rritjen ekonomike, zhvillimin e qëndrueshëm dhe impaktin pozitiv social dhe mjedisor.
Më tej ai shtoi se EITI do te punojë për rritjen kualitative te bashkëpunimit produktiv me grupet e interesit, ku përfshihen Organet e Qeverisjes vendore dhe Lokale, Kompanitë nxjerrëse dhe përpunuese, si dhe Shoqëria civile.
Kamberi theksoi se e konsideron EITI një vitrinë zyrtare dhe te certifikuar nga një standard ndërkombëtar, ne funksion te investitorëve te huaj ne Shqipëri, për monitorimin e burimeve natyrore, nxitjen e transparencës dhe thithjen e investimeve te huaja ne sektorët Hidrokarbur, Minerar dhe te Energjisë elektrike.
Drejtori i AlbEITI theksoi se reforma shume e suksesshme e realizuar nga qeveria ne sektorin elektro-energjetik, është një model suksesi, i cili do te ndiqet edhe nga reforma te thella edhe ne sektorët e tjerë vitale te ekonomisë, si dhe ne shfrytëzimin e burimeve natyrore te vendit.
Një nga objektivat kryesore te Sekretariatit EITI është realizimi në të ardhmen e afërt i miratimin te ligjit “Për transparencën e veprimtarive të industrive nxjerrëse dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore në Republikën e Shqipërisë”, si dhe paralajmëroi përgatitjen e një pakete ligjore për publikimin e përfituesve realë të kompanive që operojnë në industrinë nxjerrëse në Shqipëri, me synimin e rritjes se transparencës, si dhe luftës kundër korrupsionit dhe konflikteve te interesit.
Një element i ri në aktivitetin e Sekretariatit AlbEITI është pjesëmarrja këtë vit e Shqipërisë në një projekt pilot, të organizuar nga Sekretariati Ndërkombëtar, mbi transparencën në tregtimin e lëndëve të para (Commodity Tradig) të realizuara nga industritë nxjerrëse me kapital shtetëror.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY