KLSH con në prokurori kryetarin e Komunës që menaxhoi Valbonën

KLSH con në prokurori kryetarin e Komunës që menaxhoi Valbonën

340
0
Shares

KLSH kallëzon në prokurori e Tropojës ish-kryetarin e komunës Margegaj si dhe përgjegjësen e financës dhe një specialiste, pasi dyshohen se kanë shkaktuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm prej 12.5 milionë lekë financave.
Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik me vlera të vogla dhe pagesa të paargumentuara e të pajustifikuara me dokumentacion, ndër të cilat më kryesoret janë:
1. Në 1 rast për pagesën e vlerës prej 2,000,000 lekë për 34 qytetarë, procedura të kryera me dokumente fotokopje, listë përfituesish të pa miratuar në këshillin e komunës, pa urdhër titullari për realizimin e transaksionit si dhe pa mandat pagese të arkës, ku të kenë nënshkruar punonjësit e njësisë dhe personat përfitues të vlerës së mësipërme, duke mos u dokumentuar përfitimi i shumave nga personat përkatës.

2. Në 5 raste janë kryer pagesa në vlerën totale 1,985,171 lekë për blerje mallrash dhe kryerje punimesh për mirëmbajtje, blerje fiktive, pra e pa kryer, pasi dokumentet financiare urdhërues dhe vërtetues, mbështetës të praktikës nuk argumentojnë nevojën e kryerjes së punimeve dhe kryerjen e tyre.
3. Në 12 raste janë kryer pagesa në vlerën totale 2,068,000 lekë për blerje me vlera të vogla për kryerje punimesh e mirëmbajtjesh, blerje fiktive, pasi nuk vërtetohet me dokumentacion nevoja e kryerjes së punimeve, arsyeja etj dhe nuk dokumentohet kryerja e tyre.
5. Për 3 raste të mos zbatimit të rekomandimeve të lëna nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të cilat përmbajnë detyrime për arkëtime vlerash financiare në masën prej 6,493,043 lekë.
Për këto shkelje dhe për të tjera, KLSH ka kryer pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, me shkresën nr. 495/28 datë 10.11.2017 kallëzim penal ndaj R.B. me detyrë ish-Kryetar i Komunës, në cilësinë e Nëpunësit Autorizues, ndaj Z.I. me detyrë Përgjegjëse e Financës, në cilësinë e nëpunësit zbatues dhe ndaj Z.I. me detyrë Specialiste, në cilësinë e arkëtares, për konsumimin e elementëve të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Por fill më pas ka reguar edhe ish-kryetari i komunës së Margegajt që drejtoi atje për mbi 15 vjet. Rexhe Byberi tha se per periudhen ne fjale për të cilën flet KLSH nuk ka qenë në krye të komunës. Ai ka shpjeguar se ka dhënë dorëheqje për të kandiduar për bashkinë e Tropojës në zgjedhjet e vitit 2015. Byberi në fakt ka qenë në gare dhe humbi me rezultat të ngushtë me kryetarin aktual të bashkisë.
Komuna e Margegajt përfshinte në kufinjtë e saj administrativë edhe luginën e Valbonës cfarë e bënte administratën e kësaj zone më të rëndësishmen në Tropojë dhe natyrisht edhe me fonde më të mëdha për shkak të taksave lokale që vinin nga turizmi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY