Edhe cunat e Fatmirit kane filluar te zbulojne thermija droge nderkohe qe vila dhe bunkere jane plot me kanabis. Nje lajm nga Durresi ben fjale per 3 kg kanabis te kapur ne nje banese.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast.
Është arrestuar në flagrancë shtetasi:
• Gjon Brahe 57 vjeç , banues në Bizë, Ishëm Durrës.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, më datë 08.12.2017 gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Bizë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një sasi prej 3.134 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa dhe
• 156 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se sendet e mësipërme të sekuestruara I përkasin shtetasit të arrestuar.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/