Vrasja e Aleksander Ndokes, policia e paqarte per për orën e ekzekutimit

Vrasja e Aleksander Ndokes, policia e paqarte per për orën e ekzekutimit

308
0
Shares

Sipas policisë, Aleksandër Ndoka është vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm por në fakt grupi hetimor po bën një ekspertizë në lidhje me momentin e vrasjes.

Burime të besueshme thanë për droni.al se ora e vrasjes ëhstë krejt tjetër nga ajo që ka referuar policia. Sipas tyre vrasja është bërë në orët e vona të mbrëmjes së të premtes, 8 dhjetor dhe se ora që rapotohet nga policia është në fakt koha kur trupi i Ndokës u gjet pa jetë në makinën e tij.

Sipas policisë vrasja është kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth 4.30.

Grupi hetimor ka pyetur banorët në lidhje me krismat por është konstatuar se banorët kanë dëgjuar krisma por kanë menduar se janë fishekzjarre.

Ora e hershme e ekzekutimit nëse vertetohet si e tillë mund të vështirësojë edhe më shumë kapjen e autorëve të cilët me sa duket kanë pasur edhe kohë të fshihen pas krimit makabër.

NJOFTIMI I POLICISË
Informacion paraprak
Me datë 09.12.2017, rreth orës 04:25, Salla Operative është njoftuar se në Lagjen “Nënë Tereza” ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen “Nënë Tereza”, ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Mitsubish”, me traga AA 382 SE, ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A. N, 48 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë, i vrare me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga D.V.P. Lezhë për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të F.N.SH. Shkodër .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY