EKZEKUTOHET VELLAI I ISH-DEPUTETIT ARBEN NDOKA, ALEKSANDER NDOKA

EKZEKUTOHET VELLAI I ISH-DEPUTETIT ARBEN NDOKA, ALEKSANDER NDOKA

482
0
Shares

Vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka është ekzekutuar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit ne lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës.

Aleksandër Ndoka është gjetur i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “Mitsubish”  me targa AA 382 SE. Policia është njoftuar për ngjarjen nga banorët e zonës, ndërsa menjëherë pas krimit është vënë në ndjekje të autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes nderkohe qe grupe te tjera speciale te pollicise perfshire FNSH e Shkodrws jane vene ne ndjekje te autorwve te dyshuar. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Aleksander Ndoka ishte nderkohe edhe anetar i keshillit bashkiak te Lezhes.

aleksander ndoka

NJOFTIMI I POLICISË
Informacion paraprak
Me datë 09.12.2017, rreth orës 04:25, Salla Operative është njoftuar se në Lagjen “Nënë Tereza” ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen “Nënë Tereza”, ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Mitsubish”, me traga AA 382 SE, ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A. N, 48 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë, i vrare me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga D.V.P. Lezhë për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të F.N.SH. Shkodër .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY