SHOW/ Studentja “befason” nga Shkodra: Punoj në kabinetin e Kryeministrit prej një...

SHOW/ Studentja “befason” nga Shkodra: Punoj në kabinetin e Kryeministrit prej një muaji… – Rama: Ooooou, nuk e njoh

789
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, e shndërroi takimin e sotëm në Shkodër, me studentët e ekselencës, në një shfaqje ku teatralja dhe komikja plekseshin bashkë.
Në ndihmë kishte marr ëme vete, nga kabineti i tij në kryeministri, një studente të punësuar, që ai “nuk e njihte”.
Brenda rolit të saj, “vartësja” e Drejte për drejtë e Ramës, “si qershia mbi tortë”, në fund të takimit, “i befasoi” të gjithë, kur deklaroi se ka filluar punë në kryeministri.
Në rol u fut edhe Rama që veç “habisë” bëri “të paditurin” pse “nuk e njihte” atë.

Show i kryeministrit Edi Rama dhe “vartëses” së tij

Studentja: Edhe unë jam si shumë nga ju të ekselencës, me të gjithë bursat e përfituara, të studiuara nga jashtë. Sot punoj në Kabinetin e Kryeministrit.

Rama: Punon në kabinetin e Kryeministrit? Nuk e kam parë.

Studentja: Kam 1 muaj që kam filluar. As më ka parë. Nuk më ka përzgjedhur. Kjo do të thotë që nuk më gjeti dhe as më kërkoi për pozicion në kabinet. E kërkova mundësinë dhe jam aty ku doja të isha. Mjafton që ju t’i kërkoni mundësitë.

Rama: Shumë faleminderit për këtë bashkëbisedim! Unë mora të gjithë kënaqësinë që prisja dhe shpresoj që të mos ketë qenë e mërzitshme për askënd prej jush.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY