RRËFIMI TRONDITËS/ Babai i përdhunoi motrën, vëllai iu mbyt, 15-vjeçarja: Gjyshja na...

RRËFIMI TRONDITËS/ Babai i përdhunoi motrën, vëllai iu mbyt, 15-vjeçarja: Gjyshja na thotë jemi

278
1
Shares
Foto Ilustruese

Historia e kësaj familjeje i ngjan skenarit të një filmi ku brenda saj ka vetëm lot dhe dhimbje. Të gjithë e mbajmë mend atë që ka ndodhur me familjen Gurakuqi, teksa kryefamiljari akuzohet se ka kryer inçest me vajzën e tij dhe për këtë ndodhet në burg.
Kushtet në të cilat familja jeton është vërtet e mjerueshme, teksa e ëma e familjes është e sëmurë nga zemra dhe me katër fëmijë.
Fatkeqësia e parë e kësaj familjeje mban datën e nëntorit të 2015-tës teksa Fatos Gurakuqi u arrestua nga Policia dhe u vërtetua edhe nga analizat e ADN-së për përdhunimin. Emanuela vajza 15-vjeçare e familjes ka kërkuar ndihmën e “Fax Neës” për t’i bërë thirrje shtetit që ta ndihmojë atë dhe familjen e saj.
“Kërkojmë një shpi që të biem më rehat dhe që mami të jetë më mirë”, kjo është kërkesa e vajzës së mitur që sakrifikon dhe për t’u arsimuar. Vajza tregon po ashtu se ajo dhe motrat dhe vëllezërit e saj janë rrahur nga ana e gjyshes dhe xhaxhait të tyre, teksa historia shkon më tej edhe në ngjarjen që ka ndodhur vitin e kaluar.
“Gjyshja na thotë që jemi kopil, s’jemi fëmijët e Fatosit”.
Djali tjetër i mitur i familjes humbi jetën në 11 janar të këtij viti u mbyt në liqenin e Kasharit.
“Mami im përherë vuan nga zemra, sepse vdiq vëllai. Aty është sëmurur dhe që prej asaj dite mami zëre se nuk është më. Vetëm kur del mami nëpër kazanë dhe shesim hekur kemi diçka për të ngrënë”, shprehet më tej vajza.
Apeli është një dhe i vetëm, kësaj familje që fatkeqësitë i kanë lënë radhën njëra tjetrës, është koha që shteti t’i tregojë anën e vetë sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY