Skrapar, rreshket dhe mbytet në kanal burri 76-vjeçar

Skrapar, rreshket dhe mbytet në kanal burri 76-vjeçar

148
0
Shares
Foto Ilustruese

Një burrë është gjetur i pajetë në një kanal uji pranë banesës së tij në Skrapar, këtë të premte.
Policia njofton se, sonte rreth orës 17:00 një person është konstatuar nga të afërmit e tij i mbytur në një kanal uji në lagjen “Hasan Seitaj”, Çorovodë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor ku kanë konstatuar se:
Mësohet se Ç. L., 76 vjeç, dyshohet të ketë rrëshqitur, duke u rrëzuar në kanalin me uji pranë banesës së tij.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër.
Shkaku paraprak i humbjes së jetës dyshohet nga mbytja në ujë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY