Meta: E papranueshme që ende pas 27 vitesh, të rinjtë nuk e...

Meta: E papranueshme që ende pas 27 vitesh, të rinjtë nuk e gjejnë të ardhmen në Shqipëri

113
0
Shares

Presidenti Ilir Meta në pritjen e organizuar në pallatin e Brigadave në Tiranë tha se duhet të bëjmë çdo përpjekje për të luftuar krimin dhe drogën, sikundër duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për ti hapur shpresat rinisë sonë të mrekullueshme.
“Është e papranueshme që të rinjtë edhe sot pas 27 vitesh nuk e gjejnë të ardhmen në Shqipëri dhe kërkojnë Europën jashtë vendit të tyre.
Një vend pa të rinj është si një familje pa fëmijë. 8 Dhjetori është një ditë apeli për të gjithë të rinjtë e sotëm, që të frymëzohen dhe mësojnë nga kurajo, guximi dhe sakrifica e bashkëmoshatarëve të tyre të atëhershëm, në mënyrë që të marrin më shumë përgjegjësi për të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e Shqipërisë”, tha Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY