Fushë Krujë, tritol biznesit, shpërthimi shkakton dëme

Fushë Krujë, tritol biznesit, shpërthimi shkakton dëme

106
0
Shares
Foto Ilustruese

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer orët e para të kësaj të premteje në një biznes në Fushë Krujë. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
Burime policore bëjnë me dije se rreth orës 01:00, në Fushë Krujë, në bazamentin e murit të dyqanit të E. Xh., 36 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale, shtojnë të njëjtat burime.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Dyshimet paraprake janë se është vendosur tritol.
Materialet për rastin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” parashikuar në nenin 152 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY