SKANDAL/ Qeveria i hap rrugë masakrës dhe abuzimit, heq rrezen 100 metra...

SKANDAL/ Qeveria i hap rrugë masakrës dhe abuzimit, heq rrezen 100 metra që mbron monumentet e kulturës nga ndërtimet

113
0
Shares
Ndertim brenda Parkut te Butrintit

Qeveria shqiptare ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në Rregulloren e Planifikimit të Territorit, duke lejuar që intensiteti i ndërtimit dhe koeficienti i shfrytëzimit të tokës në nivel zone të banuar të rriten mbi atë ekzistues, pavarësisht nivelit të urbanizimit.
Një ndryshim tjetër, po kaq i rëndësishëm është ai që lidhet me brezin rrethues të objekteve që janë klasifikuar si monumente kulture. Rregullorja e re ka hequr kufizimin e ndalimit në një brez më pak se 100 metra.
Kjo ishte ndaluar shprehimisht nga Rregullorja e mëparshme, e miratuar dy vjet më parë, më 29 korrik të vitit 2015.
Deri tani, në fuqi ka qenë norma që, rreth objekteve, të cilët klasifikohen si monumente kulture, përcaktohet një sipërfaqe toke e pa ndërtueshme si zonë mbrojtëse, në përputhje me vlerat e tyre arkitektonike, me përshtatshmërinë e tyre urbanistike, territoriale dhe estetike, me rrethinën dhe me rrethanat ekologjike e mjedisore.
Në rast se përmasat nuk janë përcaktuar në ligj apo akte nënligjore dhe zona mbrojtëse nuk është shpallur ende nga ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore, gjerësia e vazhduar e saj nuk duhet të ishte më e vogël se 100 metra, thuhej në Rregulloren e 2015-ës, raporton shqiptarja.com
Pikërisht kjo klauzolë e fundit është hequr tani nga qeveria. Në këtë mënyrë, një kryetar bashkie mund të japë leje që të ndërtohet një lokal ngjitur me muret e një kalaje apo ministrja e Kulturës për të ndërtuar në Parkun e Butrintit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY