Ambasadorja Romana Vlahutin ka marrë sot mbështetjen e zyrave të komsionit Evropian përmes zëdhënses Kocijancic.
E ndodhur nën akuzat për korrupsion në Tiranë dhe përfshirjen e të shoqit ne bizneset rajonale të BE, Vlahutin mund të marrë frymë lehtë për pak caste.
Zëdhënësja për Punët e Jashtme dhe Politikat e BE-së, Maja Kocijançiç ka reaguar përmes një deklarate, në lidhje me këto akuza ndërkohë që nuk është mohuar se zyra e etimi në BE ka hapur një dosje në emër të Vlahutin.
Deklarata
BE-ja shpreh besimin dhe mbështetjen e plotë tek Ambasadorja dhe gjithë i ekipi për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre.
Delegacioni do të vazhdojë, me përkushtim dhe në koordinim të ngushtë me institucionet e BE-së, ta shoqërojë Shqipërinë në reformën e saj të vështirë të shtetit ligjor për të vendosur një sistem gjyqësor të qëndrueshëm dhe të besueshëm, të cilin qytetarët e Shqipërisë e duan dhe e meritojnë.
Shqipëria është një vend kandidat, që siç konfirmohet nga raporti i Komisionit i nëntorit 2016, po bën progres të fuqishëm drejt BE-së dhe ne do të ofrojmë vazhdimisht mbështetjen tonë që ky vrull të vazhdojë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/