Deklaratë “bombë”, Rama – Tahiri komplot për të implikuar Nasip Naçon dhe...

Deklaratë “bombë”, Rama – Tahiri komplot për të implikuar Nasip Naçon dhe Gjykatën e Lartë me një shef droge, ja detajet

436
0
Shares

Shpërthimi i skandaleve të njëpasnjëshme në qeverinë Rama, duket se ka angazhuar edhe kryeministrin me njerëzit e tij të besuar për të bërë një komplot, duke falsifikuar një përgjim të një organizate kriminale për trafikun e drogës. Deklaratën shokuese e ka dhënë kreu i “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, mbrëmë në emisionin “360 Gradë” të gazetarit Artur Zheji.

Kokëdhima ka ka rrëfyer se bëhet fjalë për blerje të anëtarëve të Gjykatës së Lartë me rastin e heqjes së mandatit të tij dhe “implikim” të ministrit të Drejtësisë në atë kohë, Nasip Naço.

Rrëfimi i Kokëdhimës:

“Kisha dijeni, që Edi Rama ka komplotuar për të hequr mandatin tim. Dy ditë pas heqjes së mandatit, një funksionar i lartë i Ministrisë së Brendshme erdhi te unë me një dokument përgjimesh, ku sipas zbardhjes një drejtor i Ministrisë së Drejtësisë fliste me një eksponent të drogës.

Ky i fundit i thoshte këtij drejtorit të rëndësishëm në Ministrinë e Drejtësisë, `se e pastruam rrugën (bëhej fjalë për largimin e Kokëdhimës si deputet në qarkun e Vlorës) dhe i kemi kaparosur ata të Gjykatën e Lartë. Sipas ati përgjimit ky drejtor pohon, se ishte në dijeni edhe ministri.

Unë pyeta zyrtarin e lartë të ministrisë së Brendshme, se kush ka dijeni tjetër për këto përgjime, ai më tha menjëherë, se Edi Rama nuk di gjë. `Nuk të pyeta kush nuk ka dijeni, por kush ka”, i thashë. Pas kësaj më pranoi, se kishte dijeni Saimir Tahiri. Kur e pyeta nëse ky përgjim ishte zyrtar dhe i  ligjshëm, më pranoi se çdo gjë ishte proceduriale dhe se çështjen  e ka marrë në dorë prokuroria.

U interesova dhe investigova personalisht më vonë dhe rezultoi, se e gjitha ishte një falsifikim. Një lojë dhe një komplot i ndyrë, për të më treguar mua se Edi Rama ishte i distancuar nga historia e heqjes së mandatit tim dhe se nuk e kisha nga ai, por nga të tjerë”, ka rrëfyer mbrëmë Kokëdhima lojrat e ndyra siç i quajti ai vetë, të klanit të Ramës, ku implikohet Gjykata e Lartë dhe aleati bashkëqeverisës në atë kohë LSI.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY