Qveria socialiste para se të nënshkrunate marrëveshjen zgjodhi edhe një staf teknik i cili kishte në përpbërje zyratrë që më parë kishin punuar për kompaninë. Një avokat shteti, Armer Juka u përfshi në grupin negociator edhe pse ai kishte kryer disa herë dëtyrëne avocati të kompanisë në konflikte që ajo kishte me Tatimet në Tiranë. Sëbashku me të shoqin e Hickës ai kishte marrë pjesë në gjyqe ku kishte mbrojtur interesat e kompanisë ceke.
Në vijim është një pjesë e shkurtuar e debatit, siguruar nga droni.al.
Jorida Tabaku – Çfarë lidhjeje keni me zotin Envi Hicka?
Alma Hicka – Është bashkëshorti im.
Jorida Tabaku – Çfarë profesioni ushtronte zotëria në momentin kur ju u emëruat si avokate e Përgjithshme e Shtetit? A ka zoti Envi Hicka ndonjë përfaqësim të kompanisë CEZ, të kompanive të tjera të lidhura me kompaninë CEZ?
Alma Hicka – Ka qenë gjithmonë avokat. Në dijeninë time, jo
Jorida Tabaku – Pra, ju konfirmoni që zoti Endi Hicka, nuk ka asnjë lidhje dhe nuk ka ndonjë proces gjyqësor, ku të ketë përfaqësuar kompaninë CEZ, kompaninë DIA dhe kompani të tjera të lidhura me CEZ-in?
Alma Hicka – Unë nuk konfirmova këtë, por thashë që në dijeninë time, ai nuk e ka përfaqësuar. Sigurisht, ai është avokat dhe unë nuk mund t’i njoh të gjithë klientët e tij.
Jorida Tabaku – Ju thatë: “në dijeninë time, jo”, kështu që ne e marrim të mirëqenë që ju konfirmoni që zoti Endi Hicka, nuk e ka përfaqësuar kompaninë CEZ, kompaninë DIA dhe kompani të tjera në çështje gjyqësore.
Edmond
Spaho – A ka përfaqësuar bashkëshorti juaj CEZ-in në gjyqet ndaj KESH-it, OST-së ose ERE-s?
Alma Hicka – Nuk e di këtë.
Edmond Spaho – Nuk e dini?
Alma Hicka – Jo, nuk e di.
Edmond Spaho – Atëherë, po jua kujtoj unë. Në një proces gjyqësor për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës ka dhënë vendimin nr. 42/22, bashkëshorti juaj ka përfaqësuar si avokat së bashku me zotin Armer Juka CEZ – Shpërndarje sh.a.-në në konfliktin që ka pasur me OST-në, në datën 27.04 2012.
Po kështu, mund t’ju jap edhe vendime të tjera, ku bashkëshorti juaj ka përfaqësuar si avokat CEZ-Shpërndarje sh.a.
Jorida Tabaku – Të gjitha këto përfaqësime janë kryer së bashku me zotin Armer Juka. A e njihni zotin Armer Juka? Ju nuk jeni vënë në dijeni, që një staf i Avokaturës së Shtetit së bashku me bashkëshortin tuaj mbrojnin CEZ-in në gjykatë? Nuk keni dijeni për këtë fakt?
Alma Hicka – Nuk kam dijeni, se çfarë çështjesh përfaqëson bashkëshorti im në detyrën e tij si avokat.
Edmond Spaho – Para se të merrte detyrën zoti Armer në Avokaturën e Shtetit, ka përfaqësuar CEZ-in në gjyqin me KESH -in, me ERE- dhe me OST-në, madje edhe me tatimet. Problemi qëndron këtu: në momentin që ju jeni emëruar në përputhje me ligjin shqiptar “Për Avokaturën e Përgjithshme të Shtetit”, ju keni qenë në konflikt interesi dhe për këtë konflikt interesi duhej të njoftonit Kryeministrin. Mbetej në përgjegjësinë e Kryeministrit, nëse ju emëronte, ose jo juve, si Avokate e Përgjithshme e Shtetit.
……
Edmond Spaho –Ka një grup negociator të ngritur me vendim të ish-kryeministrit Berisha në vitin 2012, ku nuk është zoti Armer Juka, por është zonja Ledina Mandia, ish-avokatja e Përgjithshme e Shtetit, si dhe ka një grup të dytë të ngritur në tetor të vitit 2013 nga Kryeministri Rama, ku Avokatura e Përgjithshme e Shtetit përfaqësohet nga ju dhe nga zoti Juka.
A e keni njoftuar Kryeministrin? Nuk ka si ta keni njoftuar, për sa kohë që e keni propozuar vetë ju zotin Juka, i cili në të shkuarën ka qenë avokat i CEZ-it dhe nuk mund të përfshihej në grupin negociator. Për këtë ju pyeta.
Alma Hicka – Zoti kryetar, Sapo u përgjigjja, që në momentin që kam marrë detyrën, zoti Armer Juka ishte i ngarkuar me çështjen. Sipas ligjit “Për Avokaturën e Përgjithshme të Shtetit”, kur një çështje shkon në arbitrazh ndërkombëtar, Avokati i Përgjithshëm i Shtetit cakton një nga avokatët e shtetit në zyrën përkatëse për t’u marrë me çështjen. Në momentin që unë kam ardhur në detyrë, personi i ngarkuar ishte zoti Armer Juka. Kur u kërkua për anëtarët e grupit negociator, u propozua ai që merrej me çështjen dhe kishte dijeni për të, si dhe unë, që isha në detyrën e Avokates së Përgjithshme të Shtetit. Ju nuk mund të prisni që unë në momentin e parë që mora detyrën, të kem dijeni për një çështje, e cila është voluminoze, por ashtu siç është logjika, ia lashë të merrej me këtë çështje, Avokatit të Shtetit, i cili e kishte këtë çështje që më parë.
Unë nuk kam pasur dijeni për ndonjë konflikt interesi të Avokatit të Shtetit, ndërkohë që merrej me çështjen. Çdo nëpunës zyrtar është i detyruar sipas ligjit, që në rast se gjendet në kushtet e konfliktit të interesit, t’ia bëjë me dije atë eprorit të vet, në mënyrë që eprori ta zgjidhë këtë konflikt interesi. Në dijeninë time, avokat Armer Juka nuk ka qenë ndonjëherë në kushtet e konfliktit të interesit, në lidhje me këtë çështje.
Kjo është përgjigjja ime.
Edmond Spaho – Ju nuk e dinit që ai ka qenë avokat i CEZ-it? Këtë po thoni?
Alma Hicka – Nuk kam dijeni që Armer Juka sot e kësaj dite, të ketë pasur ndonjë konflikt interesi për të qenë pjesë e grupit negociator. Sigurisht, ju keni një tjetër kuptim të konfliktit të interesit. Unë kam atë që përcaktojnë ligjet e Republikës së Shqipërisë.
Edmond Spaho – Po. Pra, ju nuk e dinit që ai ka qenë avokati i CEZ-it?
Alma Hicka – Jo, unë thashë se nuk kam pasur dhe nuk kam dijeni për ndonjë konflikt interesi për t’u marrë me këtë çështje dhe as nuk më është deklaruar nga vetë avokati i Shtetit se ka konflikt interesi.
Edmond Spaho – Zonjë, unë po ta dija se punonjësi i strukturës që unë drejtoj ka qenë avokati i CEZ-it, nuk do ta propozoja në grupin negociator për të trajtuar këtë konflikt.
Alma Hicka – Të njëjtën gjë po them.
Edmond Spaho – Sepse këtë ma detyron ligji …Pra, sepse këtë ma detyron ligji, por edhe morali. Ju nuk mund të thoni se nuk keni pasur dijeni, sepse ai është kolegu i bashkëshortit tuaj, avokat me bashkëshortin tuaj, që e kanë mbrojtur CEZ-in në sa e sa gjyqe. Sigurisht, ju keni të drejtën, nga pikëpamja juridike, të thoni: “Jo nuk e dija”, por ata që na dëgjojnë asnjëri nuk do t’ju japë të drejtë në këtë që po thoni, megjithatë vazhdojmë.
Alma Hicka – Më vjen keq, por unë po them se nuk ka konflikt interesi.
Edmond Spaho – Konflikt interesi ka, sepse po të jesh avokat i CEZ-it nuk mund të bësh edhe avokatin e Shtetit shqiptar në çështjen e CEZ-it. Ky është në konflikt të mirëfilltë interesi.
Alma Hicka – Absolutisht jo.
Edmond Spaho – Pavarësisht se çfarë thoni ju, ky është në konflikt i mirëfilltë interesi, por ju mbroheni dhe fshiheni pas fjalëve “nuk e dija” ose “e gjeta atje”. Po, ti mund ta kesh gjetur atje, por kjo nuk të shfajëson, ashtu sikurse nuk e shfajëson edhe atë që ka qenë para jush.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/