FOTO/ Rama flet për BE, europianët i “fikin derën”, Priebe: Çelja e...

FOTO/ Rama flet për BE, europianët i “fikin derën”, Priebe: Çelja e negociatave e paparashikueshme, vettingu u vonua…

95
0
Shares

Kryeministri Edi Rama pas vizitës së të hënës në Bruksel, ku zhvilloi takime me përfaqësuesit më të lartë të BE-së, duket se ka nisur një tur lobimi ndër vendet e unionit për të marrë ok për çeljen e negociatave. Por teksa Rama kërkon njëkohësisht me përulësi dhe shantazhe BE-në, janë drejtuesit dhe ish-zyrtarë të saj, që ja bëjnë çdo ditë të qartë se duhen realizuar reformat kyçe.

“Është normale që vendi juaj me padurim pret hapjen e negociatave. Unë mendoj që është pak herët të parashikojmë çfarë do të ndodhë me këtë çështje në verën e vitit që vjen. Hapja e negociata nuk mund të parashikohet, pasi gjithçka do të varet nga reformat. Proçesi i vetingut është vonuar së tepërmi”, kështu është shprehur së fundmi edhe ish-drejtori për Ballkanin në BE, Reinhard Priebe për Klan+.

Ai ka komentuar edhe reformën në drejtësi, duke nënvizuar se kemi të bëjmë me një proces transformues të sistemit aktual.

“Sa më shumë vite kohë të marrë proçesi i zgjerimit me Shqipërinë dhe vendet e tjera aq më shumë njerëzit këtu janë bindur se sa esenciale është ndërtimi i një drejtësie të pavarur dhe funksionale për demokracinë në vend. Është me rëndësi që të shpejtohet proçesi i vetingu që është vonuar në mënyrë të konsiderueshme deri tani”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY