FOTO/ Princi Saudit blen portretin e Krishtit me çmimin rekord

FOTO/ Princi Saudit blen portretin e Krishtit me çmimin rekord

332
0
Shares

“Shpëtimtari i botës” vepra e Leonardo da Vinçit që tashmë konsiderohet si piktura më e shtrenjtë në botë, do të ekspozohet në muzeun e sapo inauguruar të Luvrit në Abu Dabi. Konfirmimin e bënë vetë drejtuesit e muzeut përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, por pa përcaktuar një datë të saktë të ekspozimit.
Vepra e Da Vinçit u shit në një ankand, për 450 milionë dollarë.
E përditshmja amerikane “The New York Times” zbuloi më herët edhe personin që pagoi shumën e konsiderueshme për pikturën, që daton në shekullin e 16. Blerësi është princi saudit Bader bin Abdullah al-Saud, i cili ka lidhje gjaku të largët me familjen mbretërore të Arabisë Saudite.
Sipas të përditshmes amerikane, kjo mendohet të ketë qenë edhe një nga arsyet, pse emri i blerësit të veprës së famshme nuk u bë publik në ankandin e zhvilluar muajin e kaluar nga shtëpia e ankandeve Kristis ne në Nju Jork. Posedimi i një portreti, për më tepër të një profeti që njihet edhe nga bota islame, konsiderohet e jashtëligjshme sipas Sheriatit, ligjit fetar islam që përbën bazën e kushtetutës së mbretërisë Saudite.
Vitet e fundit, piktura ka qenë në pronësi të miliarderit rus Dimitri Rjibolovlev. Janë hedhur dyshime se ai e shiti pikturën pasi ndodhej në vështirësi financiare. Rubovlev jeton aktualisht në Shtetet e Bashkuara, për t’ju shmangur hetimeve për pastrim parash në Monako, ku jetonte prej 2010-ës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY