DETAJE/ Itali, zhdukja e avokatit dhe misteri i kufomës së gjetur në...

DETAJE/ Itali, zhdukja e avokatit dhe misteri i kufomës së gjetur në det, ja çfarë kanë zbuluar hetimet e fundit

312
0
Shares
Foto Ilustruese
Besnik Muco

Mbetet i rrethuar nga misteri fati i avokatit Besnik Muça i denoncuar i zhdukur muajin e shkuar, ndërsa mes autoriteteve hetuese shqiptare dhe atyre italiane ka nisur një bashkëpunim. Mësohet se kufoma e gjetur në ujërat e Leçes në Itali, për të cilën u hodh hipoteza se i përkiste avokatit shqiptar, nuk ka ende një emër.

Kërkesa për bashkëpunim dhe hetimi për vrasje
Prokurorët Italinë në Macerata u kanë nisur një letër-porosi kolegëve të Durrësit, ku kërkojnë bashkëpunim për zbardhjen e misterit që rrethon fatin e avokatit Muça. 54-vjeçari rezulton i zhdukur që nga 2 nëntori, ditën që sipas deklaratave të familjarëve e të afërme, ai ishte duhet të linte Durrësin për të takuar familjen e tij, që jeton në Macerata.
Bileta e tragetit për tu shkuar në Itali u gjet “e shënjuar”, zbuluan hetimet, që do të thotë se personeli i tragetit e ka kontrolluar. Por, askush nuk mban mend ta ketë parë avokatin në mjetin lundrues. As pasagjerët e as personeli i “Adria Ferries”. Në tragetin e kompanisë “Adria Ferries” që u nis nga Durrësi me destinacion Barin, karabinierët kanë gjetur disa sende personale të avokatit.
Ndërkohë, Prokuroria në Macerata ka hapur një fashikull për vrasje.

Denoncimet për zhdukje
Pasi humbi kontaktet me bashkëshortin, Rajmonda, e cila jeton në Italinë fqinje, bëri denoncim për zhdukjen e të shoqit. Ajo tha se i shoqi duhet të kthehej me udhëtimin e 2 nëntorit në Macerata, ku çifti u transferua që prej fillimit të viteve ‘90 bashkë me fëmijën e parë. Ndërsa në Itali lindën edhe vajzën e dytë.
Ndërsa në Policinë e Durrësit ka bërë kallëzim për zhdukjen e avokatit më 10 nëntor, vëllai i 54-vjeçarit.
Kohët e fundit, Muço u kthye në Shqipëri për të ushtruar profesion si avokat për shkak se humbi punën në Itali në vrazhdën e krizës ekonomike, raportojnë mediat italiane. Ndërsa familja e tij vijoi të jetonte në Macerata. Avokati e vizitonte familjen disa herë në muaj.
Besnik Muço ka punuar për një kohë të gjatë si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, dhe më pas ai u emërua në Prokurorinë e Përgjithshme deri në vitin 1997. Pas lënies në këtë vit të detyrës si prokuror në organin qendror të akuzës, sipas familjarëve, Besnik Muço ka kërkuar azil politik në Itali.

Kufoma e gjetur në Leçe
Më 5 nëntor në Castro, në krahinën e Leçes, u gjet në det trupi i një burri. Mediat italiane raportuan se kufoma mund ti përkiste avokatit të zhdukur. Por, prokuroria italiane që po heton çështjen nuk ka marrë ende një pirgje nga ekspertiza lidhur me faktin nëse kufoma e gjetur në det i përket avokatit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY