Kryemadhi: Kryeprokurori nuk mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë

Kryemadhi: Kryeprokurori nuk mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë

94
0
Shares

Çështjen më “të nxehtë” të këtyre ditëve, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka komentuar edhe gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ku tha se çështjet e drejtësisë duhet të zgjidhen në Kuvend dhe jo në tryeza politike siç thotë mazhoranca.
Sipas saj, kryeprokurori nuk mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë, pasi kjo nuk përcaktohet në Kushtetutë.
“Çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por në parlament. Situata sot në sistemin e drejtësisë, alarmante. Duhet të vendosim një standard dhe jo dy standarde. Ne nuk e kemi të shkruar në Kushtetutë që kryeprokurori të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Ne duhet t’i mësojmë vetëm një standard dhe jo dy standarde. Rama kërcënoi hapur SHBA dhe BE kur tha se ne kemi edhe opsione të tjera siç janë Kina dhe Rusia”, tha Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY