EMRAT/ Itali, dy vëllezërit shqiptarë, 9 vite burg për 32 kg kokainë...

EMRAT/ Itali, dy vëllezërit shqiptarë, 9 vite burg për 32 kg kokainë dhe 230 mijë € cash

266
0
Shares

Dy vëllezër shqiptarë u kapën marsin e kaluar me një sasi të madhe droge të fshehur në shtëpinë e tyre në Inverigo.
Në pranga përfunduan Qazim dhe Adi Norja, të cilët janë dënuar me nga 9 vite burg, proces që është zhvilluar me gjykim të shkurtuar nga gjyqtarja Maria Luisa Lo Gatto në Como.
Operacioni që çoi në arrestimin e dy vëllezërve u krye nga Guardia di Finanza, e cila zbuloi 32 kg kokainë me vlerë 4 milionë euro.
Mediat italiane shkruajnë se dy shqiptarët me sa duket ishin korrierët që do të transportonin drogën në Evropën veriore. Policia gjeti gjithashtu edhe 230 mijë euro para të gatshme.
Kokaina ishte e ndarë në 29 paketime me mbishkrimin “Duce”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY