Historitë me tatuazhe nuk kanë të mbaruara. Por historia e Holly është sa e çuditshme, aq edhe e dhimbshme në të njëjtën kohë.
Në moshën 17 vjeç Holly dhe mikesha e saj ishin të fiksuara mbas tattove dhe vendosën që të bënin një. Tatuazhi i Holly-t përmbante vetëm dy fjalë: “Më ha”, në një vend tepër provokues.
Që nga ajo ditë ai tatuazh, Holly-t i ka kushtuar shumë. Ajo është shumë e shqetësuar kur është e veshur me bikini pasi ka frikë se njerëzit mund ta paragjykojnë për ato fjalë të “gdhendura” pak sipër zonës së nxehtë.
Jo vetëm që ndihet e turpëruar, por Holly shprehet se ai tatuazh ka ndikuar dhe në jetën e saj seksuale.
“Është absolutisht e tmerrshme, e urrej aq shumë atë tatuazh, po më shkatërron çdo pjesë të jetës sime seksuale. Seriozisht, po më shkatërron jetën. Nuk e kanë vënë re vetëm partnerët që kam pasur por edhe gjinekologët. Kur e shohin atë më pyesin se pse e kamë bërë atë tatuazh?! Është kaq e vështirë”, rrëfen dëshpërimisht Holly.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/