SKANDAL/ Elbasan, goditja e makinës së policisë, Krimet e Rënda ping-pong për...

SKANDAL/ Elbasan, goditja e makinës së policisë, Krimet e Rënda ping-pong për dosjen me Prokurorinë vendore

162
0
Shares

Shfryhet dosja e ngjarjes së 18 shtatorit në Elbasan, ku makina e nëndrejtorit të policisë së këtij qarku u godit nga një mjet i blinduar. Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila me zhurmë “rrëmbeu” dosjen nga Prokuroria e Elbasanit, pas zvarritjeve të hetimeve për më se dy muaj, ka kuptuar dhe ka shpallur moskompetencë për hetimin ndaj katër personave, të cilët u arrestuan si autorë të dyshuar.
Pas gati tre muajsh hetime, për Enea Bekteshin, i cili pranoi se ishte ai në drejtimin e mjetit, Kelmend Xhaferrin, Valmir Dedjan dhe Ledio Zabelin nuk u gjeten prova për akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë, ndaj punonjësit të policisë.
Ata do të hetohen nga Prokuroria e Elbasanit, për akuzat e kundërshtimit të forcave të policisë dhe largim nga vendi i aksidentit. Pavarësisht se fillimisht u dyshua se sulmi ndaj policisë ishte i organizuar, nuk u gjet asnjë provë deri tani.
Në 18 shtator, në hyrje të tregut agro-ushqimor, ku ishte vendosur një postbllok policie, një mjet i blinduar hyri me forcë brenda duke mos iu bindur urdhrit të policisë. Por reagimi i punonjësve të policisë ishte mjaft i dobët, pasi nuk bënë arrestimin në flagrancë të personave që ndodheshin në “Audi”-n e blinduar.
Një muaj pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shkriu policinë e Elbasanit, duke liruar dhe shkarkuar nga detyra 10 punonjës policie. U lirua nga detyra drejtori i policisë së qarkut Arben Dashi, ndërsa zëvendësi i tij Gjergj Oshafi, makina e të cilit u godit u shkarkuar nga detyra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY