Policia e Tiranës bën kërdinë, 7 të arrestuar brenda 24 orësh, ja...

Policia e Tiranës bën kërdinë, 7 të arrestuar brenda 24 orësh, ja emrat

161
0
Shares

Gjatë 24 orëve të fundit nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë arrestuar, ndaluar dhe shpallur në kërkim 7 persona për veprat e ndryshme penale. Kështu në pranga të Policisë së Tiranës janë vendosur personat e mëposhtëm:

U kap dhe ndalua shtetasi në kërkim, M. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi me vendimin penal Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë ‘’Arrest Burg’’, për veprat penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” në bashkëpunim, ’’Kultivimit i bimëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

U ndalua shtetasi në kërkim A. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka dërguar Urdhrin e ndalimit, për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

U  kap e ndalua shtetësia në kërkim, N. G., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, e dënuar më parë për veprën penale “Mashtrim”, sepse me vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin penal të Gjykatës së Apelit Tiranë, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrim”.

U arrestuan në flagrancë shtetasit K. Z. dhe S. K., (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”), 19 vjeç e 24 vjeç, banues në Bilisht e Kuçovë, pasi rreth orës 02:30, në rrugën “Hysen Xhura”, kanë tentuar të vjedhin nje Bar-Kafe, të shtetasit K.Q., 45 vjeç, banues në Tiranë, ku me cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti tip “Pezho”, i marrë me qera për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Nga veprimet e kryera rezultoi se, këta shtetas dyshohet se janë autor të ngjarjes në rrugën “Ramazan Bogdani”, ku është vjedhur banesa e shtetasit A. G. Parashikuar nga Nenet 134/2 e 22 të Kodit Penal

U arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Qemal Stafa”, ne një lokal, në pronësi të tij, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike. Parashikuar nga Neni  137 i Kodit Penal.

Nga Specilistet e Qarkullimit Rrugor u arestuan ne flagrance shtetasit:

Ervis R., 25 vjeç, banues në Kavajë, pasi rreth orës 15:30, te Pompa e ujit, në Kavajë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin triçikël, tip “CDI Elektrik Starter”, pa targë.

Roland Rr., 33 vjeç, banues në Kavajë, pasi rreth orës 14:15, te Pompa e ujit, në Kavajë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motor të modifikuar me karroceri, pa targë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY