DISKUTIMET/ Mazhoranca gati për zëvendësuesin e Llallës, PD: Zgjedhja pa 84 vota,...

DISKUTIMET/ Mazhoranca gati për zëvendësuesin e Llallës, PD: Zgjedhja pa 84 vota, është thikë në shpinë për reformën në drejtësi

103
0
Shares

Komisioni i Ligjeve është mbledhur sot për të gjetur zëvendësuesin e Adratik Llallës, teksa këtij të fundit i mbaron mandati si Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë. Përfaqësuesit e PS-së, në komision këmbëngulin se ata do ta përmbyllin këtë proces duke zgjedhur me 71 vota një kryeprokuror të përkohshëm deri në konstituimin e KLP-së, por kjo gjë kundërshtohet nga opozita.

Në fjalën e tij, deputeti demokrat Eduard Halimi nënvizoi se kemi të bëjmë me shkelje të rekomandimee të Komisionit të Venecias. Edhe deputeti Enkelejd alibeaj duke folur në emër të grupit nënvizoi se nuk jemi në prag të një ngërçi instituciona, ndaj insistimi i mazhorancës bëhet për të marrë peng sistemin e drejtësisë në vend.

Diskutimet
Halimi:
Prokuroria e Përgjithshme merret drejtpërdrejt me hetimin e qeverisë. Ne jemi përplasur dy herë në Komisionin e Venecias për këtë çështje. Komisioni i Venecias është shprehur qartë për atë që u miratua me konsensus në 2016. Çfarë tha? Prokurori i Përgjithshëm nuk do miratohet nga Parlamenti. Ky ka qenë debati, si do zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm. Historia i përkohshëm, i përhershëm për të mbaruar ca punë… Zgjedhja me më pak se 84 vota, është thikë në shpinë për reformën në drejtësi.

Çuçi: Për të sqaruar diçka në lidhje me çfarë tha zoti Halimi. Duhet të sqaroj opinionin publik se Prokurori i Përgjithshëm që pas hyrjes në fuqi të ligjit, nuk merret me çështje kundër krimit të organizuar, as korrupsionit.

Manja: Kemi të bëjmë me një drejtues të zyrës së Prokuroit të Përgjithshëm. Është shumë e thjeshtë.

Alibeaj: Çdo gjë po ndodh në këtë ditë të sotme. Sot sapo e thatë që po nisni procedurën për të zgjidhur Prokurorin e Përgjithshëm. Është e pazakontë për faktin se çështja s’ka qenë në kalendarin e punimeve. Ku e gjen të drejtën Sekretari i përgjithshëm të inicioj në procedurë parlamentare? Është e pazakontë dhe për një arsye tjetër. Nuk është alibi që maxhoranca kërkon të kapë Prokurorin e Përgjithshëm. Është fakt. Ju po nisni procedurën për të ‘rrëmbyer’ kreun e akuzës. Gjithkush e kupton. Mund të keni probleme personale me Llallën, por prokuroria e drejtuar nga ai është duke shkuar përpara. E kuptoj se midis jush dhe nesh është e lehtë të ‘ngremë’ armët dhe të luftojmë njëri-tjetrin, jo vetëm për të mbrojtur një individ apo për të luftuar kundër një individi me emrin Adriatik Llalla. S’ka arsye që të pozicionohemi kundër individit dhe Kushtetutës. Është ftesa e parë që bëj për ju. Ftesa është edhe politike, sepse nëse hidhni këtë hap të gabuar, do bëni këtë gjë; do acaroni klimën politike këtij vendi. Kur në fakt nuk ka arsye. Po bëni kapje të pushtetit. Ne Prokurorin e Përgjithshëm e zgjidhnim mes balancës Kuvendi-Presidencë. Ky është hap pas vite dritë. Goditet pushteti. Pyetja është: ‘A ka sot një problem që duhet të na mblidhte’? Jo mo nuk ka një problem. Nuk ka një ngërç institucional të pazgjidhshëm. Sot nuk e kemi një ngërç të tillë të pazgjidhshëm.
VIJON

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY