VIDEO/ Ja si festohej çlirimi i Shqipërisë në 28 nëntor të vitit...

VIDEO/ Ja si festohej çlirimi i Shqipërisë në 28 nëntor të vitit 1945, edhe me flamujt e aleatëve amerikanë e britanikë

582
0
Shares

Politika dhe historianët në Shqipëri janë të ndarë për sa i përket datës së Çlirimit të Shqipërisë. Disa thonë se u festua në 28 nëntor 1944, e të tjerë e thonë për 29 nëntor. Edhe këtë herë, si për vit u debatua, ndonëse me tone më të ulura, mbi datën kur iku gjermani i fundit. Dritare.net po ju sjell një video të rrallë, marrë nga British Universities Film & Video Council.
Në kategorinë War Pictorial News, e cila tregon filmime të bëra gjatë periudhës 1940- 1945, nga vende të ndryshme të botës që festonin ditën e Çlirimit nga nazifashistët, është edhe ky fragment i rrallë dhe i rëndësishëm për dokumentimin e historisë sonë.
Kjo video e çmuar tregon sesi Shqipëria ka festuar ditën e Pavarësisë dhe Çlirimit, më 28 Nëntor 1945. Në pamjet bardhë e zi, duken qytetarë që marshojnë në rrugët e Tiranës për të festuar.
Në video dallohen godinat e Tiranës së re, që u ndërtua gjatë pushtimit italian. Aty janë filmuar dhe festimet e çlirimit të shqiptarëve nga pushtuesi gjerman.
Në video dallohen dhe avionët luftarakë, si edhe anëtarë të misioneve aleate si anglezë, rusë, amerikanë dhe jugosllavë, që parakalojnë bashkë me partizanët shqiptarë. Mos i humbisni këto pamje! Dritare.net

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY