Policia dështon në operacion antidrogë në Zhapokikë, ja persona që i shpëtuan...

Policia dështon në operacion antidrogë në Zhapokikë, ja persona që i shpëtuan prangosjes

155
0
Shares

Policia e Tepelenës dështon në aksionin e saj për kapjen e dy personave mjaft të rrezikshëm të cilët transportonin arsenal armësh e municionesh, si dhe 5 kg marijuanë.
Operacioni i koduar “Zhapokika” pasi u përqendrua në fshatin Zhapokikë, ka dështuar totalisht për kapjen e poseduesve të armëve dhe marijuanës ndërkohë që u finalizua me sekuestron e lëndës narkotike, armëve dhe municioneve.
Kanë qenë shërbimet e Policisë së Memaliajt dhe forcat mbështetëse të Policisë së Gjirokastrës ato që u vunë në lëvizje për zbulimin e origjinës së trafikimit të armëve, municioneve dhe kanabisit në pjesën veriore të Tepelenës që korrespondon me fshatin Zhapokikë. Informacionet nga terreni, bënin të ditur se kanë qenë dy persona fillimisht që po merreshin me transportin në një përrua të armëve dhe drogës drejt një lokacioni jugor. Me këtë rast, Policia është vënë në gjurmë të tyre por nuk arriti dot që t’i kapte pasi u larguan në drejtim të paditur. Ndonëse Policia nuk ka dhënë gjeneralitetet e dy personave që merreshin me transportimin e kanabisit dhe armëve, Juguneës.net zbulon inicialet e tyre I. H., dhe M. C., të dy nga fshati Zhapokikë. Ndërkohë burime konfidenciale, pohojnë se dy personat e lartpërmendur, janë ndihmuar edhe nga tre persona të tjerë të cilët prisnin me një kamionçinë në afërsi të Sektorit të Tretë të minierës së qymyrgurit prej kohësh e braktisur. Të tre personat prisnin mallin narkotik, si dhe armët automatike të cilat më vonë janë kapur nga policia. Duke parë se vendndodhja e tyre u zbulua nga forcat e rendit të cilat vinin në drejtim të tyre, të tre personat me kamiocinë, janë larguar në drejtimin verilindor nga ku supozohet se kanë përshkuar rrugën drejt Buzit e mandej në drejtim të Beratit.
Policia ndërkaq nuk jep asnjë detaj për vendndodhjen e tre personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje duke e mbajtur tërësisht hermetik informacionin për arsye hetimi. Mendohet se armët, municionet dhe sasia narkotike ishin vetëm një pjesë e trafikut që do të organizonin grupi i strukturuar pasi sasi tjetër narkotike dhe armë mendoheshin që të merrnin në afërsi të fshatit Bylysh e mandej në Miricë e në fund në fshatin Arrëz e Madhe. Destinacioni final i personave të përfshirë në këtë ngjarje, sipas projeksioneve të grupit hetimor të ngritur me këtë rast, ishte zona kufitare e Përmetit në kufirin e gjelbër me Greqinë e mandej trafikimin drejt shtetit fqinj. Policia më pas ka mundur të sekuestrojë sasinë narkotike prej 5 kg brenda një qese të zezë, si dhe tre armët e zjarrit dy pushkë model “54” dhe një model “56”, së bashku me tre krehëra. E gjithë kjo sasi është braktisur në momentet e fundit nga dy personat në vendin e quajtur “Përroi i Madh” në fshatin Zhapokikë. Policia po punon për kapjen e tyre duke angazhuar grupe kontrolli në të gjithë hapësirën e Qarkut të Gjirokastrës. JUGUNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY