VENDIMI KUSHTETUESES/ Gjyqtarët dhe prokurorët mund të ruajnë pasurinë edhe pas Vetting-ut

VENDIMI KUSHTETUESES/ Gjyqtarët dhe prokurorët mund të ruajnë pasurinë edhe pas Vetting-ut

195
0
Shares

Edhe gjatë procesit të Vetting-ut ku do të kontrollohet pasuria, ana profesionale dhe integriteti moral, gjyqtarët dhe prokurorët mund të japin dorëheqin dhe ky proces të ndërpritet.
Report TV ka siguruar ekskluzivisht vendimin e arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese ku për herë të parë hidhet dritë se si do të veprohet me procesin e Vetting-ut dhe dorëheqjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Siç dhe shihni në këtë faksimile në faqen 32 të vendimit ekskluziv siguruar nga Report TV “Gjykata thekson se për sa kohë që subjekti i rivlerësimit është në detyrë dhe procesi i rivlerësimit nuk ka përfunduar ende, ai ka të drejtën të japë dorëheqjen dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet, duke u zbatuar parashikimet e nenit G të Aneksit të Kushtetutës”.
Por çfarë parashikonte ligji për dorëheqien e subjekteve të cilët i nënshtroheshin rivlerësimit në këtë rast prokurorët dhe gjyqtarët? Sipas ligjit 84/2016 në nenin 56 të tij përcaktohej “1. Subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Dorëheqja i paraqitet me shkrim Presidentit të Republikës dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni.
Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlerësimit. 2. Pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare, sipas nenit 7, pika 1, të ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”.
Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese i njeh të drejtën të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët janë duke u nënshtruar Vetting-ut apo zgjedhin të shmangin Vetting-un të dorëhiqen në çdo moment.
Në rast se sipas nenit 56/2017 gjyqtarët dhe prokurorët të cilët do të jepnin dorëheqien tre muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit gjyqtarët dhe prokurorët do të përfitonin pagesë kalimtare tashmë ata do të dalin jashtë sistemit për 15 vite dhe s’do përfitojnë pagesë kalimtare.
Sipas aneksit G të kushtetutës të cilit vendimi detyron të zbatohet për çdo dorëheqie me hyrjen në fuqi të këtij vendimi procedohetnë këtë mënyrë “Subjekti i rivlerësimit mund të japë dorëheqjen nga detyra dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet. 2. Subjekti i rivlerësimit që dorëhiqet sipas kësaj dispozite, nuk mund të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
E ndërsa deri para këtij vendimi ishte e paqartë nëse gjyqtarët dhe prokurorët mund të dorëhiqeshin me hyrjen në fuqi të ligjit të Vetting-ut me këtë vendim i hapet drita jeshili atyre të largohen kur ta vlerësojnë vetë dhe të ndërpresin procesin e Vetting-ut. Një tjetër argument i rëndësishëm i prekur nga gjykata kushtetuese në vendimin e arsyetuar është dhe funksionimi i institucioneve si drejtoria e informacionit të klasifikuar dhe inspektoriatit të deklarimit të pasurive.
Sipas këtij vendimi “Kompetencat e organeve ekzistuese, siç janë ILDKPKI-ja, DSIK-ja apo organet e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk mund të shihen të shkëputura nga kompetencat e organeve të rivlerësimit, pasi procesi i rivlerësimit është një proces kompleks, i cili në bazë të tij ka parimin e bashkëpunimit, të ndërveprimit dhe të kontrollit mes të gjitha organeve të përfshira në të.
Më tej gjykata sqaron se vetëm duke garantuar se organet e rivlerësimit do të kenë kontrollin e plotë të këtij procesi dhe, nëse është e nevojshme, mundësinë të përcaktojnë edhe modalitete të tjera të bashkëpunimit me organet ekzistuese, rast pas rasti, Gjykata vlerëson se do të garantohet respektimi i parimit të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve dhe do të parandalohet ushtrimi i kompetencave ligjore në mënyrë të pakontrolluar nga ana e organeve ekzistuese”.
Me hyrjen në fuqi të ligjit të rivlerësimit disa gjyqtarë dhe prokurorë dhanë dorëheqjen, ndërsa më 30 tetor Gjykata Kushtetuese i dha dritën jeshile Vetting-ut duke e lënë atë në fuqi por me vendimin e arsyetuar tashmë pritet të zbatohet nga të gjitha institucionet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY