Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë zhvillon gjatë ditës së nesërme (e enjte) zgjedhjet e parakohshme për dekanin e fakultetit.
Zgjedhjet vijnë për shkak se dekania e mëparshme, Valentina Duka u zgjodh deputete në radhët e Partisë Demokratike.
Kandidatë për dekan janë Aljula Jubani dhe Sabri Laçi.
Kryetarja e KIZ , Majlinda Keta tha se zgjedhje do të zhvillohen edhe në disa departamente të tjera ku ka dorëheqje ose përgjegjësit e departamenteve dolën në pension.
Zgjedhjet në Fakultete zhvillohen me urdhrin e rektorit nr. 28, datë 31 tetor 2017.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/