Një ditë pas dorëheqjes së mjekëve, fluks dhe kaos në urgjencën e...

Një ditë pas dorëheqjes së mjekëve, fluks dhe kaos në urgjencën e QSUT

335
0
Shares
Urgjenca QSUT

Një ditë pas paralajmërimit të mjekëve të urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare për t’u dorëhequr nga vendet e tyre të punës, ABC Neës ishte sot pranë këtij shërbimi. Fluks i shtuar orë pas ore dhe pacientë që tregojnë vështirësitë gjatë marrjes së shërbimit nga stafi mjekësor, janë ndër problematikat e shumta që shoqërojnë situatën reale.
Të sëmurë që presin radhën për të marrë shërbimin e mjekut. Familjarë që mundohen t’u plotësojnë kushtet minimale për të qëndruar në spital të afërmve të tyre.
E tillë është situata në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Vetë të sëmurët shprehen se i është dashur të presin me ditë në urgjencë, pasi në pavijonin ku duhet të shtroheshin nuk kishte shtretër të lirë.
Mbingarkesa me të sëmurë të shtruar mbi 48 orë për mungesë vendesh në pavijonet e tjera ishte një nga arsyet që tetë prej mjekëve të urgjencës shtronin në letrën ku paralajmëruan dorëheqjen nga puna. Ministria e Shëndetësisë i ka ndaluar të flasin për mediat, por për volumin e punës tregojnë kolegët e tyre në shërbime të tjera.
Thanas Fureraj mjek endokrinolog shprehet se në shërbimin ku ai punon janë të detyruar të lënë shtretër të lirë për pacientë të urgjencës që duhet të marrin shërbim në pavijonin ku trajtohen sëmundjet e zemrës apo stomakut, por kjo sipas tij nuk është zgjidhje.
Organika e QSUT parashikon që në urgjencë të japin shërbim 16 mjekë aktualisht në këtë punojnë vetëm 13 prej tyre. Drejtoria e spitalit më të madh në vend ka shpallur tre vende të lira pune, por askush nuk ka shprehur interes për t’u bërë pjesë e këtij shërbimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY