FOTO & EMRA/ Mashtrimi me vizat kanadeze, nënë e bijë dënohen me...

FOTO & EMRA/ Mashtrimi me vizat kanadeze, nënë e bijë dënohen me 10 vite burg

127
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 10 vite burg ne total Lule dhe Adeila Makashi. Nënë ë bijë akuzohet për mashtrimin e më shumë se 200 personave me vizat kanadeze kundrejt pagesave që shkonin në disa mijëra euro.
Lule Makashi është dënuar përfundim me 6 vite burg duke përfituar uljen e dënimit me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar. Me katër vite heqje lirie u dënua Adeila Makashi. Gjithashtu firma që zotëronte Lule Makashi u gjobit me 5 milion lekë (të reja).
Nënë e bije u deportuan nga Kanadaja në prill të vitit 2016. Në këtë kohë dhjetëra persona i kallëzuan në polici për mashtrim, pasi kishin humbur mijëra euro dhe vizat drejt Kanadasë nuk i kishin përfituar.
Në atë kohë policia bëri shpalljen në kërkim të Lule dhe Adeila Makashi, të cilat ishin larguar menjëherë drejt Kanadasë. Pas këtij momenti policia e atij vendi vendosi ti refuzojë hyrjen dhe bëri deportimin e tyre drejt vendit tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY