SKEMA/ Trafiku i drogës me kamionë, ja si “mashtroheshin” policët e doganierët...

SKEMA/ Trafiku i drogës me kamionë, ja si “mashtroheshin” policët e doganierët në Portin e Durrësit

285
0
Shares

Ka shkuar në 12 numri i të arrestuarve si pjesë e grupit kriminal që trafikoi në janar të këtij viti nga porti i Durrësit 2.5 ton kanabis. Pas ndalimit të nënkomisatit të Fierit, Festim Lelaj këtë të mërkurë me urdhër të prokurorisë janë ndaluar dy efektivët e policisë në Portin e Durrësit, Agron Kapllanaj e Gëzim Dervishi, si dhe dy doganierët Altin Katundi e Mikail Hila.
TV Klan ka mundur të zbardhë mënyrën sesi ky grup trafikoi drogën nëpërmjet portit më të rëndësishëm në vend. Ngarkimi i lëndës narkotike është bërë në Fier, në bashkëpunim një kompani që transportonte paleta druri në vendet e Europës.
Në të njëjtën ditë u nisën dy kamionë, i pari që nuk kishte drogë ka hyrë i pari për t’u kontrolluar. Pasi është bërë vulosja e tij ka dalë në parkimin e portit, ku ndodhej edhe kamioni tjetër ku ishte droga.
Shoferi i tij ka ndërruar rimokorkion duke marrë atë që ishte me drogë. Gjithashtu ai ka ndërruar edhe targat. Në këtë mënyrë është bërë dhe shmangia e kontrolleve në Itali, pasi në këtë vend ngarkesat do të kalonin tranzit. Destinacioni përfundimtar i ngarkesës ishte Gjermania.
Prokuroria sqaroi të martën se për këtë rast ishin ndaluar 8 persona. Arrestimet kanë filluar që në Janar dhe kanë përfunduar këtë të mërkurë. Sipas hetuesve rolin e organizatorit e kishte nënkomisari i policisë së Fierit, Festim Lelaj që garantonte edhe ruajtjen nga aksionet policore.
Lelaj nga Janari i 2014 deri në Gusht 2016 ka mbajtur detyrën e oficerit në portin e Vlorës, ndërsa nga gusht i këtij vitit të kaluar deri në Mars 2017 ishte oficer policie në Dibër, për të kaluar më pas në Fier.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY